Federata ndërkombëtare e industrisë muzikore (IFPI) ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar madje 95 për qind e muzikës nga interneti është shkarkuar në mënyrë të paligjshme, që kjo organizatë e sheh si problemin e tanishëm më të madh.
IFPI ka publikuar edhe shumë informata tjera interesante. Gjatë vitit të kaluar, numri i shkarkimeve është rritur për 20 për qind dhe tani përbën një të pestën e shpërndarjes së përgjithshme të muzikës.
Megjithatë, tregu global dhe përfitimet e tij janë zvogëluar gjatë vitit të kaluar për shtatë për qind që sipas pohimeve të IFPI-së është përgjegjëse rënia e shitjes në CD mediumet, e që shpërndarja digjitale ende nuk ka arritur ta zëvendësojë.
Gjatë vitit të kaluar, në formë të ligjshme janë shkarkuar 1.4 miliardë këngë, derisa numri i dosjeve të paligjshme muzikore ka qenë rreth 40 miliardë. Këngëtari më i shitur nëpërmes rrugëve të ligjshme ka qenë Lil Wayne kënga e të cilit “Lollipop” është shkarkuar 9.1 milionë herë.
IFPI përfaqëson rreth 1.400 kompani të industrisë muzikore nga 72 vende të botës.