yahoo Carol Bartz do të drejtojë motorin më të madh të kërkimit në internet dhe që në ditët e para të punës do të përballet me sfidën e rimëkëmbjes së gjigandit i cili kërcënohet nga "Google", "My Space" dhe "Facebook".
Carol Bartz sapo është zgjedhur administratorja e deleguar e motorit të dytë të kërkimit më të madh në botë "Yahoo". Karol do të zëvendësojë bashkëthemeluesin e shoqërisë, Xherri Jang, duke u bërë e para femër në një post kaq të lartë në botën e teknologjisë.
Carol ka qenë administratore e deleguar e "Autodesk" për 14 vjet, nga viti 1992 deri në 2006-ën. Gjatë kësaj kohe ajo arriti ta shndërronte shoqërinë në një prej liderëve të tregut, me një xhiro vjetore që ka arritur shifrën deri në 1.5 miliardë dollarë.
E përveçse e pranishme thuajse në të gjithë këshillat administrativë të shoqërive të rëndësishme, gruaja 60-vjeçare është pjesë edhe e këshillit për shkencën e teknologjinë në administratën e Presidentit George Bush. (ipko)