Pasardhesi i programit Windows Vista mund te dale ne tregje gjate muajit nentor, por ne dispozicion te konsumatoreve do te jete duke nisur qe nga dita e neserme.
Shkarkimi i versionit te proves mund te behet nepermjet faqes zyrtare te kompanise Microsoft. Administratori i deleguar i kompanise, Steve Ballmer e ka bere te ditur lajmin nepermjet nje deklarate te lexuar nga “Convention Center” ne Las Vegas ku dje ne mbremje u hap panairi me i madh elektronik ne bote (CES).
Ndryshe nga ajo qe ndodhi me Windows Vista, program i komercializuar qe ne fillim te 2007-es pas nje serie te gjate shtyrjesh, Windows 7 eshte brenda te gjitha afateve kohore te paracaktuara. Shkarkimi i beta-s se sistemit te sapolindur eshte hapur dje nga programuesit, te cilet kane dhene nje ide te shpikjes me te fundit te kompanise amerikane.
“Do te jete versioni me i mire Windows i te gjitha koherave”, ka theksuar Ballmer, duke siguruar se versioni 7 eshte me i thjeshte ne perdorim per cdo kompiuter, madje edhe per teknologjine “touchscreen” dhe nuk do kete problemet e shfaqura nga Vista. Me pak fjale, Windows 7 premton te lehtesoje shume punen e perdoruesve te Microsoft.