Organizata joqeveritare, Wikimedia Foundation, e cila qëndron prapa enciklopedisë më të popullarizuar online, ka njoftuar se ka arritur qëllimin e ...
... saj për vitin 2008, pasi që ajo me sukses ka grumbulluar gjashtë milionë dollarë amerikanë.
Për më shumë, janë grumbulluar 6.2 milionë dollarë, e siç raportojnë nga tabori i Wikipedias, numri më i madh i donacioneve kanë ardhur pasi që themeluesi i saj Jimmy Wales u është drejtuar personalisht përdoruesve të kësaj enciklopedie online.
Pas porosisë së tij në faqen e parë të Wikipedias të publikuar në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, për vetëm tetë ditë rreth 50.000 donatorë kanë dhënë gjithsej dy milionë dollarë, që kanë qenë të mjaftueshme për të arritur qëllimin e dëshiruar.
Paratë e grumbulluara Wikipedia do t’i shfrytëzojë për përditësimin e serverëve në të cilët “sillet” kjo enciklopedi online.
Së bashku me qëllimin e arritur, numri i përgjithshëm i donatorëve të Wikipedias në këtë fushatë ka arritur në mbi 125.000.