Google, "sunduesi i internetit", ka nisur shfletuesin e vet të internetit Chrome për t’iu bërë konkurrent Internet Explorerit dhe shfletuesit tjetër alternativ Firefox.
Shfletuesi i ri nga Google është dizajnuar ashtu që të jetë më i lehtë dhe më i shpejt në mënyrë që të mund të përballet sa më mirë me aplikacionet e ardhshme të uebit të cilat më së shumti do të mbështeten në video dhe multimedia, shkruan BBC.
Hapi i parë është lansimi i versionit eksperimental (BETA) për Windows i cili do të jetë i pranishëm në rreth njëqind shtete, derisa versionet për sistemet operative Linux e Macintosh do të janë në dispozicion diç më vonë.
Google edhe më tutje vazhdon më zhvillimin e aplikacioneve të internetit të cilat po bëhen çdo ditë e më të pranishme, siç janë Google Maps apo Picasa në të cilën mund të shfletohen fotografitë.
"Për ne më shumti ka qenë e nevojshme të prodhojmë jo vetëm shfletuesin, por platformën moderne për faqet e internetit dhe aplikacionet", ka deklaruar Sundar Pichai, zëvendëskryetar i Njësisë për produkte, në blogun zyrtar të Google.
Chrome versioni eksperimental fillon sot me shpërndarje në mënyrë që Google sa më parë të zvogëloj dominimin e Microsoftit në tregun kompjuterik.