Performanca e Kate Winslet ne filmin "The Reader" e nominuar per Oskar eshte kritikuar nga ekspertet e Holocaustit, te cilet bejne thirrje qe filmi te injorohet ne ceremoninë e radhes te ndarjes se çmimeve Oskar.
Aktorja britanike luan rolin e Hanna Schmitz; nje roje te pashkolle te kampit Auschwitz, e cila vendoset para gjyqit per krime te tmerrshme te luftës.
Winslet eshte lavdëruar shume per punen e saj ne film, duke fituar çmimet Golden Globe dhe Bafta, ndërsa parashihet te fitoje edhe Oskar ne ceremoninë qe do te zhvillohet gjate vikendit.
Por Ron Rosenbaum, gazetari i cili shkoi librin "Explaining Hitler", ka kritikuar filmin "The Reader" duke e etiketuar si filmin me te keq te bere per Holocaustin.
"Ky eshte nje film qëllimi esencial i metaforës se te cilit eshte te justifikoje gjermanet e periudhës naziste nga bashkepjesemarja ne krimet e asaj kohe", ka thene Rosenbaum.
Ai thotë edhe se filmi eshte tepër i lidhur me karakterin e Winslet.