Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 LASGUSH PORADECI..

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
milanist4ever


Male Numri i postimeve : 58
Age : 34
Registration date : 15/01/2009

LASGUSH PORADECI.. Empty
MesazhTitulli: LASGUSH PORADECI..   LASGUSH PORADECI.. Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 12:48 pm

Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Ne vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për ndjeshmerine dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë.

Veprat :

"Vallja e yjeve" - 1933, "Ylli i zemrës" - 1937
Poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kotelja
Antare++
Antare++
kotelja


Female Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/01/2009

LASGUSH PORADECI.. Empty
MesazhTitulli: Re: LASGUSH PORADECI..   LASGUSH PORADECI.. Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 8:03 am

po kjo hyn tek letersia jo tek teknollogjia :P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
 
LASGUSH PORADECI..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Teknologji-
Kërce tek: