Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VIP-at, injorantet e medhenj te shkences

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

VIP-at, injorantet e medhenj te shkences Empty
MesazhTitulli: VIP-at, injorantet e medhenj te shkences   VIP-at, injorantet e medhenj te shkences Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:38 am

mekkejn

Zakonisht shquhen për mosdije në shumë fusha, por kur vjen fjala te shkenca, janë të paimagjinueshëm. Janë gjithë shkëlqim e lustër, por kur i pyet, bëjnë gafa mbresëlënëse.

Nëse do t‘i dëgjoni me kujdes, atëherë do ta kuptoni se edhe personat VIP janë injorantë, sidomos kur bëhet fjalë për shkencën dhe mjekësinë. Le ta nisim me këngëtaren e famshme të muzikës soul, Maraja Keri, që albumit të fundit ka vendosur t‘i vërë një emër të veçantë, ekuacionin e famshëm të Ainshtajnit për energjinë. Këngëtarja bukuroshe e shpjegoi zgjedhjen e saj duke e interpretuar kështu formulën e krijuesit të teorisë së relativitetit: "Emancipimi është baras Maraja Keri shumëzuar për dy". Sa keq që dyshi (këtë me siguri e dinë edhe fëmijët e vegjël) nuk do të thotë të shumëzohet me dy, por ta ngresh në katror një numër, pra ta shumëzosh me vetveten. Nëse do të flisnim nga ana shkencore, ekuacioni i famshëm i fizikës shpjegohet kështu: energjia e një trupi është e barabartë me masën e tij shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Por, nëse fizika është e vështirë dhe ndonjëherë edhe gabimet falen, mund të themi se injoranca më e madhe që tregojnë njerëzit e famshëm është e lidhur me fushën e mjekësisë. Për këtë arsye, sajti anglez "Sense about science" ka menduar të denoncojë "pseudoshkencën" dhe për të treguar gabimet shkencore që qarkullojnë në media. Sajti sapo ka publikuar klasifikimin e fundit mbi gafat më të mëdha, duke u kujtuar personaliteteve ndërkombëtare, aktorëve, njerëzve të politikës dhe opinionistëve të fushave të ndryshme, se do të ishte mirë t‘u bënin ndonjë telefonatë ekspertëve të një fushe të caktuar, para se t‘u afrohen mikrofonave të gazetarëve. Tom Kruiz, që të gjithë e dinë se është një pasues i "Scientology", lëvizjes fetare të themeluar nga Ron Hubbard, ndaj nuk duhet të na befasojë me qëndrimet e tij ndaj psikiatrisë: "Psikiatria nuk funksionon dhe të studiosh efektet e saj është një krim kundër njerëzimit", ka treguar aktori dhe producenti i famshëm amerikan. Ja se si iu përgjigj Harriet Ball, psikiatër në "King‘s College" të Londrës: "Meqenëse psikiatria nuk i ka akoma të gjitha përgjigjet për të përballuar sëmundjet mendore shumë komplekse, një seri trajtimesh, përfshi këtu edhe ilaçe për depresionin, ose skizofreninë dhe psikoterapi të ndryshme, ato mund të pakësojnë vuajtjet e njerëzve". Kërkimi nuk është një fushë zakonisht familjare për personalitetet e spektaklit, të ekonomisë, apo politikës, por Ivanka Trump, vajza e miliarderit amerikan Donald Trump dhe gruas së tij të parë, Ivana, nuk e la t‘i shpëtonte rasti për të shprehur opinionin e saj gjatë një feste të organizuar nga Ana Vojciski, gruaja e një prej themeluesve të "Google", ku ofrohej një test gjenetik i aftë të dallonte 95 shënues gjenetikë, përfshi këtu atë të ngjyrës së flokëve dhe predispozitën për obezitetin. "Kam shumë pak probabilitet të bëhem obeze dhe kjo më bën mjaft të lumtur", pati thënë Ivanka pas testit. Ka shumë mundësi që modelja dhe biznesmenia amerikane nuk e di që gjenet janë të rëndësishëm për obezitetin, por që testi të cilit iu nënshtrua në festën ku ishte e ftuar, tregonte vetëm njërin, ndërsa në origjinë të sëmundjes janë të tjerë gjene përgjegjës. Pikërisht në këtë temë, atë të kërkimeve gjenetike, kanë rënë në grackë edhe politikanët, përfshi këtu edhe ish-kandidaten për zëvendëspresidente në Shtëpinë e Bardhë, madje edhe Presidenti i ri Barak Obama. E para vendosi të shpaloste njohuritë e saj gjatë një diskutimi: "Kërkimet gjenetike, ato për mizat e frutave, nuk kanë rëndësi për të mirën e publikut". Tërësisht gabim, sepse studimet mbi drozofilën janë thelbësore për të kuptuar se si funksionojnë gjenet dhe kanë një impakt të madh mbi kërkimin. Obama e ka pohuar shumë herë se vaksinat mund të jenë shkak për sëmundjen e autizmit, por ky opinion është përgënjeshtruar menjëherë nga bota e akademikëve. Vetëm sa për ta ditur, edhe pse faktet shkencore kanë hedhur poshtë idenë se dietat Detox mund të kenë ndonjë efekt pozitiv për shëndetin, të ndryshme janë bindjet e prezantueses së famshme televizive e opinionistes amerikane Oprah Uinfrej dhe supermodeles angleze Kejt Mos, që besojnë ende tek efektet çudibërëse të këtyre regjimeve ushqimore. Kritika e fundit nga ekspertët e "Sence about science" është për yllin hollivudian, aktoren 49-vjeçare, Demi Mur, që beson verbërisht te fuqia pastruese e shushunjave, sigurisht sepse nuk e di që gjaku nuk është një helm që duhet eliminuar. Por, klasifikimi nuk mbyllet këtu. Xhorxh Bush dhe Silvio Berluskoni janë cilësuar shpesh si mbretërit e gafave, edhe pse jo në fushën e shkencës. Të gjithë i kujtojnë gafat e Presidentit më pak të dashur për amerikanët në historinë e këtij kombi, por sipas këtij sajti më pikantja është ajo me mbretëreshën Elizabet. Kur sovrania e Anglisë vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ja se çfarë tha Bush përpara 7 mijë personave: "Amerikanët janë krenarë të presin madhërinë tuaj sërish në Shtetet e Bashkuara, në një komb që ju e njihni shumë mirë. Ju jeni takuar me plot 10 presidentë amerikanë. Ju keni ndihmuar vendin tonë të festojë dyqindvjetorin më 1776-ën, më falni, më 1976-ën". Është e vërtetë që vizita e fundit e Elizabetës në SHBA ka ndodhur shumë vjet më parë, por sigurisht, jo në fund të viteve 1700. Pas tij, sigurisht që vjen Berluskoni, ku më e bukura mbetet ajo për Musolinin: "Musolini s‘ka vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte njerëzit me pushime në azil të brendshëm. Kampet e internimit të regjimit fashist ishin ‘si kampe pushimi", ndërsa për Obamën: "Është i ri, i mirë dhe pak i nxirë". Sigurisht që nga vitet e shumta të tyre në politikë do të ketë patjetër edhe gabime, por kur bëhet fjalë për njerëz të tillë që kanë në dorë fatet e kombeve, gafat janë të pafalshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VIP-at, injorantet e medhenj te shkences
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: