Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate Empty
MesazhTitulli: BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate   BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:44 am

Bashkimi Evropian parlajmeron se kriza globale ekonomike qe po godet fort Evropen do te jete me e gjate dhe me e rende nga sa ishte menduar, duke shuar shpresat per nje rigjallerim te shpejte te ekonomise.

Lajmin e kane publikuar mediat italiane, te cilat i referohen nje dokumenti te pergatitur nga keshilli i puneve ekonomike dhe financiare te BE-se, i cili pritet qe t’u komunikohet kete te hene ministrave te Financave te 27 vendeve anetare.

“Eksperiencat tregojne se recensionet ekonomike te provokuara nga krizat financiare tentojne te jene me te rendat, por edhe te gjatat ne kohe”, citon dokumentin qe ende nuk eshte bere publik zyrtarisht, gazeta “Il Sole”.

“Aktualisht besimi i konsumatoreve dhe i bizneseve ne Evrope eshte nder nivelet me te ulta, qe prej dhjetra vitesh. Por situata rrezikon te perkeqesohet me tej dhe masat antikrize qe jane marre nga qeverite do te duhen ende kohe te japin efektet e tyre”, paralajmeron raporti i pergatitur nga ekspertet e Bashkimit Europian.

Raportet e institucioneve te specializuara nderkombetare pervecse po konfirmojne gjithmone e me shume bindjen se kriza aktuale eshte me e renda qe ka perjetuar bota, pas depresionit te vitit 1929, parlajmerojne gjithashtu se nga ajo nuk do te shpetoje askush.

Dy dite me pare, drejtori i FMN-se per Evropen Marek Belka, paraljmeroi se kriza do te preke rende edhe vendet ne zhvillim te Evropes Qendrore dhe asaj Juglindore, te cilet fillimisht mendohej se do te ishin me pak te goditurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: