Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Diegon e dehur policia e ndiqte neper Bremen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Diegon e dehur policia e ndiqte neper Bremen Empty
MesazhTitulli: Diegon e dehur policia e ndiqte neper Bremen   Diegon e dehur policia e ndiqte neper Bremen Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:47 am

Ylli brazilian i skuadrës së Werder, Diego duke i ngarë makinës së tij VW Tauareg, ka shkaktuar një kaos nëpër rrugët e Bremenit. E tëra kishte filluar si një natë e qetë në një restorant italian dhe kishte përfunduar me ndjekjen e policisë.

Qëllimi i Diegos ishte kalimi i një nate në hare dhe me shoqërimin e dy miqve të tij. Situata e pa hijshme është mbyllur në natën mes të së shtunës dhe të dielës edhe atë në ora dy pas mesnate, kur tre polic e kishin ndalur Diegon dhe në dorë ia kishin dhënë alkotestin, shkruan Bild.
Braziliani nuk kishte shkëqlyes sikurse në fushën e futbollit dhe në gjakun e tij kishte 0.8 promil alkool. Diego ka tentuar ti arsyetohet policisë duke thënë: " Kam konsumuar disa gota verë. Por jo më shumë se sa lejon ligji". Megjithatë ligji në gjermani lejon 0.5 promil alkool në gjak dhe gjithsesi edhe kalimet në të kuqen, të cilën Diego e kishte bërë në disa raste. Sipas Bildit, krahas asaj se ky kishte kaluar në të kuqen, Diego me miqtë e tij në një shenjë të dritave ishte ndalur dhe këtë e kishte shfrytëzuar që të del nga makina për të vallëzuar në rrugë edhe atë para qytetarëve të rëndomtë të Bremenit. Pasi që ishte legjitimuar Diego ishte lënë i lirë dhe me makinën e tij ishte drejtuar rrugës e cila e shpiente në banesë. "Policia më lejo të mbajë patent shoferin. Bënë një punë të shkëlqyeshme. Më vjen mirë që jetoj në një qytet të sigurt siç është Bremeni", ka deklaruar Diego, të cilit e pret një gjobë me të holla dhe dënimi me pikë ndëshkuese si dhe mos pasje një muaj të drejtë të drejtojë makinën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Diegon e dehur policia e ndiqte neper Bremen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: