Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ethet elektorale te BDI-se

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Ethet elektorale te BDI-se Empty
MesazhTitulli: Ethet elektorale te BDI-se   Ethet elektorale te BDI-se Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:49 am

Megjithëse jo zyrtarisht, fushata elektorale e 22 marsit ka nisur. Ajo ndjehet para së gjithash në angazhimin e faktorit diplomatik për standartin e tyre, ...

... duke patur parasysh që ato të 1 qershorit të kaluar lanë një shije mjaft të hidhur, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Atmosfera që do të krijojnë këto zgjedhje e mbi të gjitha kultura elektorale që pritet të verifikohet në to, janë një gur prove mjaft përcaktues për të ardhmen e Maqedonisë. Por kjo e parë më ngushtësisht, do të jetë edhe një gur prove për partitë politike, veçanërisht ato shqiptare lidhur me emancipimin e tyre politik, me aftësinë për të qënë vërtetë zëdhënëse të përparimit e të standarteve europeiste, pjesë e një kontributi për një imazh tjetër të Maqedonisë, ndryshe nga ai që u reflektua disa muaj më parë në zgjedhjet parlamentare. Pavarësisht nga akuzat që partitë shqiptare i bënë njera-tjetrës, këto zgjedhje do të jenë rasti i verifikimit konkret të së vërtetës, i promovimit të vlerave dhe jo forcës, i fitores së arsyes dhe programit mbi shantazhin dhe manipulimet.
Partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndodhet më së shumti përballë sfidash aspak të lehta për disa arsye. Ajo duke u verifikuar disa herë radhazi si subjekti me mbështetjen më të madhe tek shqiptarët i duhet të ruajë kuotat e fitores së arritur në edicionin elektoral të kaluar, ku nga 16 komuna arriti të fitojë 14. Po kështu asaj si parti në qeveri i nevojitet të dëshmojë se standartet e zgjedhjeve dhe sjellja demokratike vlen shumë më tepër se rezultati apo numrat elektoralë. Ndonëse janë të identintifikuar faktorët e tensioneve elektorale, personazhet dhe burimet e tyre, BDI –së i nevojitet një taktikë elektorale që pavarësisht provokimeve, të dëshmojë luajalitet dhe koherencë me të ardhmen, vetpërmbajtje edhe në momente të elektrizuara tensionesh, për të qënë brenda dhe jashtë vendit garanti i votës së lirë dhe faktori i stabilitetit politik. Kjo përbën sot , po edhe në vijimësi një nga investimet më thelbësore të këtij subjekti, i cili sigurisht që nuk ishte përgjegjës dhe indikator për katrahurën e 1 qershorit, por që në këto zgjedhje nuk mund të dalë jashtë përgjegjësisë. Shumë lehtësisht akuza për incidentet e mundshme mund të drejtohet nga ajo, pasi zotëron pothuaj gjithë pushtetin lokal, ashtu siç është edhe pjesë e rëndësishme e pushtetit qëndror. Kësisoj BDI kërkohet që të ketë parësore një drejtim të fushatës siç është standarti i zgjedhjeve të lira. Kundërshtarët politikë brenda faktorit shqiptar do të synojnë që në këtë pikë të komprometojnë imazhin e këtij subjekti, për ta bërë përgjegjës për inidentet e mundshme dhe pasojat që rrjedhin pas kësaj. Dhe në një moment si ky, kur standartet e zgjedhjeve po cilësohen si çelësi përcaktues që hap dyert e integrimeve euroatlantike për Maqedoninë, përgjegjësia rritet shumë. Zgjedhjet lokale jo vetëm në Maqedoni, por siç është e dëshmuar praktikisht në mjaft vende të rajonit për shkak edhe të psikologjisë së përbashkët, sjellin tensione të cilat kësaj radhe nuk mund të tolerohen . Prandaj, megjithë ethet e shumta që ka një fushatë elektorale, këtij subjekti i bie barra që të bëjë një profilaksi shumë të kujdesëshme në drejtim të shmangies me çdo kusht të rënies në kurthin që mund t’i përgatisin për tensione e përplasje. Imazhi i ri i zgjedhjeve, pikërisht ai për të cilin sot po këmbëngulet më së tepërmi nga faktori ndërkombëtar, do të bëjë të mundur që të shpallë fitues moral dhe politik pikërisht subjektin që dëshmon emancipim politik, do të bëjë të mundur që të jetë faktor dhe partner i besueshëm atë parti që sakrifikon në emër të së ardhmes së vendit më shumë së për llogari të vogla elektorale.
Ndonëse në pamjen e parë problemi që analizuam duket i menaxhueshëm përballë problemeve të tjera që kanë partitë në këtë fushatë, ai është i dorës së parë dhe me një rezonancë përcaktuese pas elektorale. Sigurisht përzgjedhja e kandidaturave, aq më shumë për një subjekt që pothuaj ka fituar të gjitha komunat dhe është në përballjen e plotësimit të premtimeve me elektoratin është një telash me vete që merr mjaft kohë dhe që mbetet përherë i kontestueshëm. Prapë se prapë BDI ka një test në këtë drejtim, që është testi publik, pavarësisht se në nominet e kandidatëve veprojnë lobe të ndryshme, të cilat për hir të realitetit janë prezente. Këto lobe disa herë gjatë kësaj periudhe kanë sjellë kokëçarje jo të lehta për Ali Ahmetin, të cilit mbase i duhet të shpenzojë më shumë energji për të qetësuar, se sa për të motivuar për fushatë. Pavarësisht kësaj, ruajtja e kohezionit të brendshëm në këtë subjekt mbetet një pikë delikate dhe që kërkon menaxhim shumë të kujdeshëm, aq më shumë që drejt dy pushteteve, lokal dhe qëndror janë lëshuar tani personazhe me performanca nga më të ndryshmet.
Fjalori i fushatës, taktika që do të përzgjidhet, mënyra e sjelljes nga njera komunë në tjetrën, programi lokal me mundësi absorbuse dhe integruese në programet e zhvillimit qëndror , përgjegjësitë që do merren, por edhe forca e arësyet për të pranuar përgjegjësitë e mosrealizimeve, do të jenë disa nga pikat ku do të kalojë suksesi i ardhshëm. Normalisht që janë edhe një varg problemesh të tjera, ashtu edhe rrugësh që çojnë drejt një suksesi elektoral, janë mjaft detaje që nuk ka pse të jenë pjesë e një komenti të tillë, por identifikimi i saktë i tyre do të bëjnë të mundur të rrisin garancinë e fitores. Një fushatë në konceptim dhe implementim tjetër nga ajo e zgjedhjeve të 1 qershorit, një fushatë ku janë të integruara si problemet e pazgjidhura të mbetura pending nga Marrëveshja e Ohrit , por edhe ato që lidhen më situata të vogla në dukje të karakterit komunal, janë një mundësi që të tregohet qëndrueshmëri elektorale dhe përcaktueshmëri e përsëritur e elektoratit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ethet elektorale te BDI-se
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: