Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lufta kunder terrorit ishte e gabuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Lufta kunder terrorit ishte e gabuar Empty
MesazhTitulli: Lufta kunder terrorit ishte e gabuar   Lufta kunder terrorit ishte e gabuar Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:50 am

Sulmet terroriste në Bombei, para shtatë javëve, dërguan valë të tmerrit përreth botës. Tani sytë e të gjithëve janë përqendruar në Lindjen e Mesme...

...kur përgjigja e Izraelit ndaj raketave të Hamasit, një kampanjë e tërbuar ushtarake, tashmë ka lënë afro një mijë të vdekur në Gazë. Shtatë vjet pas 11 Shtatorit, është e qartë se duhet të shikojmë në thelb të përpjekjeve tona që të parandalojmë ekstremizmin dhe pasojat e tij të tmerrshme, dhunën terroriste. Që nga 11 Shtatori, nocioni i një “lufte kundër terrorit” ka definuar terrenin. Fraza ka ca merita: e përfshiu madhësinë e kërcënimeve, nevojën për solidaritet dhe nevojën që të përgjigjemi urgjentisht, ku ka nevojë, me forcë. Por përfundimisht, nocioni është çorientues dhe i gabuar. Çështja nuk është nëse duhet të sulmojmë përdorimin e terrorit në rrënjët e tij, me të gjitha mjetet e mundshme. Ne duhet ta bëjmë këtë. Pyetja është si. Ideja e një “lufte mbi terrorin” dha përshtypjen e një armiku të bashkuar, ndërkombëtar, i mishëruar në figurën e Osama Bin Ladenit dhe Al-Kaedës. Realiteti është se motivimet dhe identitetet e grupeve terroriste janë të ndryshme. Lashkar-e-Taiba i ka rrënjët në Pakistan dhe thotë se arsyeja e saj është Kashmiri. Hezbollah thotë se qëndron për rezistimin ndaj okupimit të Rrafshnaltës së Golanit. Grupet kryengritëse shiite dhe sunnite në Irak kanë kërkesa të panumërta. Ata janë aq të ndryshëm, sa edhe lëvizjet evropiane të viteve ‘70 të IRA-s, Baader Meinhof dhe ETA. Të gjithë përdorën terrorizmin dhe ndonjëherë përkrahën njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi i tyre ishte oportunist. Njëlloj është edhe sot. Sa më shumë që i vendosim grupet terroriste në të njëjtin vend dhe i vizatojmë vijat e betejës si një orvatje e thjeshtë binare në mes të të moderuarve dhe ekstremistëve, apo të mirës dhe të keqes, aq më shumë jemi në duart e atyre që kërkojnë të bashkojnë grupe që kanë pak gjëra të përbashkëta. Grupet terroriste duhen të goditen në rrënjë, t’u ndalohet rrjedhja e armëve dhe financave, të ekspozohet cektësia e pretendimeve të tyre dhe të kanalizohen përcjellësit e tyre brenda në politikat demokratike. “Lufta kundër terrorit”, gjithashtu la të kuptohet se përgjigja e duhur ishte kryesisht ushtarake. Por, ashtu si gjenerali Peraeus më tha mua dhe të tjerëve në Irak, koalicioni atje nuk mund të dilte nga problemet e kryengritjes dhe konfliktit civil me anë të vrasjes. Kjo është ajo që i ndan përkrahësit dhe kundërshtarët e veprimit ushtarak në Gazë. Çështje të ngjashme janë të ngritura nga debati rreth përgjigjes ndaj sulmeve të Mumbait. Ata të cilët ishin përgjegjës, duhen sjellë para drejtësisë, dhe qeveria e Pakistanit duhet të veprojë urgjentisht dhe efektshmërisht që të thyejë rrjetet terroriste në tokën e saj. Por në vizitën time në Azinë jugore këtë javë, po argumentoj se antidoti më i mirë kundër kërcënimit terrorist në afat të gjatë është bashkëpunimi. Edhe pse i kuptoj vështirësitë e tashme, rezolucioni mbi konfliktin në Kashmir do të ndihmonte që ekstremistëve në rajon t’u mohohet arsyeja kryesore që t’i kapin armët dhe t’i lejojë autoritetet pakistaneze që të fokusohen në mënyrë më efektive në zhdukjen e kërcënimit në kufijtë e tyre perëndimorë. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorizmit me anë të ligjit, jo duke e zëvendësuar me diçka tjetër, sepse është gurthemeli i shoqërisë demokratike. Ne duhet të përkrahim zotimet tona ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive civile brenda dhe jashtë vendit. Ky është sigurisht mësimi i Guantanamos dhe kjo është arsyeja pse ne mirëpresim zotimin e presidentit të ri, Obama, që ta mbyllë atë. Thirrja për një “luftë kundër terrorit” ishte një thirrje që të kapen armët, një përpjekje që të ndërtohet solidariteti për luftën kundër një armiku të vetëm e të përbashkët. Por themeli i solidaritetit në mes të njerëzve dhe kombeve duhet të bazohet jo mbi atë se kundër kujt jemi, por mbi idenë e asaj se kush jemi dhe vlerave të cilat i ndajmë. Terroristët kanë sukses kur katandisin shtetet të cilat kanë frikë dhe janë hakmarrëse; kur mbjellin ndarje dhe armiqësi; kur i detyrojnë shtetet që të përgjigjen me dhunë dhe represion. Përgjigja më e mirë është të refuzojmë që të na frikësojnë.

*David Miliband është sekretar i Jashtëm i Britanisë
“The Guardian”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lufta kunder terrorit ishte e gabuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eshte gje e gabuar te biesh ne dashuri me shoqen tende?!
» “Mesida ishte dinamit!”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: