Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kufijte qe bashkojne

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Kufijte qe bashkojne Empty
MesazhTitulli: Kufijte qe bashkojne   Kufijte qe bashkojne Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:54 am

Kufijtë ekzistojnë që t’i ndajnë njerëzit. Ato janë vija që të tregojnë deri ku është hapësira që ju takon juve, e ku fillon ajo tjetra ku mundë të jetojnë edhe bashkëkombës tuaj, por që janë pjesë e një rendi tjetër shoqërorë.

Ndoshta kufijtë janë shpikur vetëm pse njerëzit nuk arrijnë të menaxhojnë me gjerësinë e kësaj bote, pse njerëzit i frikohen kontaktit me tjerët, apo pse duan të fshehin diçka nga tjerët. Prandaj edhe ata që duan lirshëm të shijojnë tërë hapësirat e kësaj bote të bollshme për të gjithë ne që jetojmë në të, duan shlyerjen e kufijve, apo angazhohen për mundësinë që kufijtë të mos jen murre që ndajnë njerëzit mes veti, por vija të padukshme që përcaktojnë atë se një qytetarë ku i realizon të drejtat dhe obligimet e veta ndaj shoqërisë ku jeton.
Nga ky kënd duhet shikuar edhe propozimi i kryetarit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi për një “mini Shengen” në këtë hapësirë të Ballkanit Perëndimorë, e që do mundësonte qarkullimin e njerëzve edhe mallrave pa ndje pengesat kufitare ndërshtetërore. Ky propozim është vetëm shprehje e gatishmërisë së Kosovës dhe Shqipërisë që këto hapësira ballkanike të mësohen të jetojnë pa mure ndarëse, ky propozim bartë në vete shpirtin e hapur të shqiptarisë që të komunikojë me ata që i ka pranë vetes, si dhe me tërë botën. Më në fund, ky propozim duhet të shihet edhe nga këndi i dhënies fund të një epoke që shenjë dalluese kishte ndarjet në baza etnike dhe mbylljen e çdo etniteti në “oborrin” e vet një etnik.
Realizimi i idesë për një “mini Shengen” mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë, do shënonte fillimin e procesit të integrimit të Ballkanit brenda vetvetes. Pra, realizimi i një ideje të tillë, do dëshmonte edhe pjekurinë e kësaj pjese të Ballkanit që të bëhet pjesë e Evropës. Do ishte e pakuptimtë që shtetet që duan të bëhen pjesë e Evropës së Bashkuar, të mos ndjenin nevojë paraprakisht t’i integronin këto hapësira ku ato ekzistojnë, të mos kontribuonin që qytetarët dhe mallrat e këtyre shteteve lirshëm të qarkullonin njëherë në hapësirat ballkanike, e pastaj edhe në ato mbarevropiane. Prandaj, ata të rangut të Menduh Thaçit, e që këtë ide e shpallën si qesharake, janë e keqja dhe qesharakët e kohës sonë. Ata që e shpallën këtë ide si të pakuptimtë, janë njerëz që nuk e kuptojnë kohën në të cilën jetojnë dhe si të atillë do kishin dashur që edhe shqiptarët e Maqedonisë, t’i mbanin të mbyllur në “mëhallën” e vet , do donin qe banorët e këtushëm shqiptarë t’i shndërronin në pronë të vetë që vlen vetëm sa për t’ua dhënë votën atyre.
Me realizimin e idesë për një “mini Shengen” në këtë pjesë të Ballkanit, do fitonin të gjithë, e jo vetëm shqiptarët. Edhe atë shkaku se këto shtete të vogla në këto hapësira, kanë nevojë që të bashkojnë potencialet e tyre, kanë nevojë që tregu i këtushëm të bëhet më i gjerë dhe i kapshëm për të gjithë që jetojnë këtu. “Mini Shengeni” i kësaj pjese të Ballkanit, do mundësonte shfrytëzimin e potencialit njerëzor dhe ekonomik të kësaj hapësire. Do mundësonte qarkullim të lirshëm të rinjve, afrim të sferave të ndryshme jetësore, si ajo e arsimimit, shëndetësisë, tregtisë, kulturës dhe artit etj. Me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, kjo pjesë e Ballkanit do mundej më lirshëm të gjente rrugën e progresit të vet. Prandaj të gjithë ata të ngjashmit me Menduh Thaçin që përqeshën këtë ide të kryetarit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, janë njerëz që jetojnë ne shekullin e ndasive me mure dhe në vend të shlyerjes së kufijve, do e kishin rindërtuar murin e Titos që me dekada i ndau mes veti shqiptarët që jetojnë në Ballkan. Ata si Menduh Thaçi, që përqeshën idenë për një “mini Shengen” në këtë hapësira, janë politikan të cilët, shkaku i interesave të vet të ngushta partiake janë të gatshëm të flijojnë ardhmërinë e popullit të vet dhe të gjithë kësaj hapësire. Ata janë didaktorët e kohës së demokracisë dhe si të tillë nuk kanë asnjë ardhmëri. Duke e ditur se ata vetë nuk kanë ardhmëri politike, ata tani shkojnë një hap tutje: duan ta lënë pa ardhmëri edhe popullin e vet edhe këto hapësira të Ballkanit që mund të bëhen pjesë e Evropës së Bashkuar vetëm nëse paraprakisht ia dalin të liberalizojnë qarkullimin e qytetarëve në këtë pjesë të Ballkanit.
Ideja e Sejdiut dhe Topit, për një Ballkan ku qytetarët dhe mallrat do qarkullonin pa pengesën e vizave dhe pasaportave, do ishte hapi më i rëndësishëm për ta bindur pjesën tjetër të Evropës se Ballkani e ka lexuar kohën e re të integrimeve dhe të globalizimit në të cilën kohë jeton pjesa tjetër e botës. Dhe sa me shpejtë këtë do e kuptojnë politikanët e shteteve të Ballkanit perëndimorë, aq më lehtë do e kemi të ecim drejtë të një ardhme që i dallon popujt e civilizuar nga ata që janë të vonuarit e kohës. Më në fund, në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel – nuk shkohet me barrën e mureve ndarëse që kemi sot në këtë Ballkan. Në Evropën e Bashkuar nuk shkohet me një Ballkan që ndërton mure ndarëse mes shteteve. Evropa më nuk i pranon muret, por buldozerët politik që rrënojnë ndarjen e popujve dhe shteteve. Evropa e sotme donë kalim të lirë, e të lehtë të kufijve. Sepse Evropa e sotme jeton kohën e internetit dhe të shteteve pa kufij. E sa do mund të realizohet kjo ide në këtë Ballkan të mësuar të jetojë i ndarë me mure, do varet se sa politika e këtushme do çlirohet nga vetëdija “thaçiste” e cila i përqesh ata që duan të bashkojnë popujt, e u duartroket atyre që do donin edhe popullin shqiptarë të Maqedonisë, ta mbanin sa më larg bashkëkombësve të tyre në Kosovë e Shqipëri. (lajm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kufijte qe bashkojne
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: