Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Google mbyll disa sherbime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Google mbyll disa sherbime Empty
MesazhTitulli: Google mbyll disa sherbime   Google mbyll disa sherbime Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 6:08 am

googleNga gjiganti i internetit Google jemi mësuar në paraqitjen të pareshtur të shërbimeve të reja, mirëpo këtyre ditëve Google e ka bërë pikërisht të kundërtën: ka shuar disa shërbime të cilat nuk kanë treguar perspektivë.

Shërbimet të cilat janë shuar apo është paralajmëruar shuarja e tyre janë Jaiku, Google Notebook, Dodgeball dhe Google Video.

Shuarja e Google Videos nuk është edhe ndonjë befasi, kur merret parasysh që Google e ka blerë shërbimin YouTube i cili ofron po të njëjtën gjë: shkëmbimin e dosjeve video. Prej sot Google Video më nuk do të pranojë video materiale të reja, derisa arkiva do të mbetet aktive edhe për një kohë.

Google Notebook është një shtojcë për shfletuesin Firefox e cila u mundëson shkrimin e rikujtuesve (reminders) që lidhen me ndonjë faqe, mirëpo qartazi shfrytëzuesit nuk e kanë përdorë sa duhet, prandaj Google ka vendosur ta shuaj.

Dodgeball është shërbim për porosi të çastit i ngjashëm me atë Twitter, derisa shuarja e tij zyrtare ka qenë vetëm çështje kohe sepse qëmoti ka qenë e njohur se nuk ka gjë prej tij.

Pjesërisht është kjo dhe për këtë Google e kishte blerë shërbimin Jaiku, një klon i Twitter i cili po ashtu mundëson përpunimin e një mikroblogu shumë të thjeshtë në të cilin artikujt e ri janë të kufizuar në 140 karaktere, dhe ata mund t’i dërgoni me anë të porosisë SMS. Ajo çka është më e çuditshme fakti se as Jaiku nuk do të zhvillohet tutje. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për shuarjen e plotë, Google sigurisht do ta ofrojë si shërbim për përpunimin e mikroblogut të vet të personalizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Google mbyll disa sherbime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Informatike-
Kërce tek: