Sido që të jetë, bëhet fjalë ekskluzivisht për thashetheme, mirëpo aspak nuk do të çuditeshim nëse në taborin e Microsoftit do të vendosnin të integrojnë një mundësi të tillë në shfletuesin e tyre IE8.
Format e ndryshme të pornografisë në internet janë jashtëzakonisht të popullarizuara në mesin e përdoruesve në mbarë botën, andaj nuk na çudit aspak fakti që versioni i ardhshëm i shfletuesit Internet Explorer gjoja do të ketë opsionin i cili do të mundësojë shfletim pa rrezik të këtyre faqeve.
'Shfletim privat’, në mesin e përdoruesve i njohur si 'porno mod', është opsion i cili kur të aktivizohet në mënyrë automatike fshin faqet e vizituara të internetit, largon gjurmët e shkarkimit të çfarëdo materialeve, nuk mban mend fjalët e futura brenda makinës së kërkimit të internetit, prandaj përdoruesi në kompjuterin të cilin e përdorë nuk lë asnjë gjurmë të mundshme të atij shfletimi dhe veseve të veta.
Shfletuesi Safari nga Apple veçmë e ka këtë opsion që disa vite, derisa Mozilla nuk e ka parë të nevojshme ta integrojë atë në Firefox.
Sido që të jetë, bëhet fjalë ekskluzivisht për thashetheme, mirëpo aspak nuk do të çuditeshim nëse në taborin e Microsoftit do të vendosnin të integrojnë një mundësi të tillë në shfletuesin e tyre IE8. Në të njëjtën kohë, kur merret parasysh se një numër i madh i përdoruesve në mbarë botën sigurisht do të përdorte këtë mundësi, Internet Explorerit do të mund t’i kthehej sërish popullariteti që e ka pasur dikur, sepse siç po duket kohëve të fundit ngadalë po e humb garën me shfletuesin Firefox të Mozillas.