Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua Empty
MesazhTitulli: Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua   Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 6:39 am

Mund të jetë ndër të vetmet 17 vjeçare, që ulet me qejf për të ndjekur edicionin e lajmeve në "Top Channel". Arsyeja, se spikeri është babai i saj, por edhe sepse politika është pasioni i vërtetë, të cilit do t'i kushtojë studimet e larta. Njihet se në nga vajzat më të bukura të shkollës "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, e quhet Armina Mevlani. Eshtë 1.68 m e gjatë, dhe ka tipare të brazilianes tipike. Një plus ky, për t'i hyrë e sigurt botës së televizionit, në këtë moment kur bukuritë e nxehta femërore kanë pushtuar ekranet, me telenovelat dhe këngëtaret latine-amerikane. Por Armina është shqiptare. Nuk është e njohur, por që do të hyjë pikërisht me këtë ambicie në tregun e vajzave 17 vjeçare të ekranit. E pikasën në mesin e Dhjetorit ndërsa ajo prezantoi mbrëmjen gala të dancit "Gjimnastrata" 2008, ku me një këmishë të bardhë dhe linjat e rrumbullakosura u ra në sy të gjithëve.

Iu bë ftesa për një emision televiziv dhe e pranoi, sepse qëllimi i saj është, të jetë e para. Po si? Do të drejtojë një format për të rinj, në një nga ekranet e njohura, siç është Vizion Plus. Deri këtu nuk të habit! Por ajo për vete është gati të na gozhdojë para ekranit disa ditëm vonë, me stilin e prezantueses spontane. Pas shtysës, që ka marrë nga i ati, Arben Mevlani dhe mami Mimoza, njëri gazetar dhe tjetra koreografe, ka nisur të bëjë hapat e para, një set të nxehtë fotografish. E kush nuk do donte të kishte për prindër çift modern, si prindërit e Arminës, të cilët kanë menduar se janë pikërisht në kohë, që vajza e tyre t'i hyjë botës së televizionit,edhe pse e dinë se është ndër profesionet më të vështira. Por si do t'ia dalë Armina për të qenë ndryshe, për t'u veçuar nga prezantueset e tjera, ajo e tregon vetë për "Panorama Plus", së bashku me një set të nxehtë fotografish:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sikur Te isha Tani me Ty...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Revista Webalbania :: Lajmet e Fundit Nga Bota e Yjeve-
Kërce tek: