Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Qyteti Berat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
olta
Super Antare
Super Antare
olta


Numri i postimeve : 164
Registration date : 19/12/2008

Qyteti Berat Empty
MesazhTitulli: Qyteti Berat   Qyteti Berat Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 7:08 am

Berati
Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë dhe arkitekturës. Themelet e para të qytetit datojnë rreth shekullit të IV-të para erës sonë.

Berati është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë dhe arkitekturës. Themelet e para të qytetit datojnë rreth shekullit të IV-të para erës sonë. Atëherë pjesë e krahinës së Desaretëve dhe një ndër qendrat më të rëndësishme ilire, qyteti kaloi disa kohë të vështira gjatë luftës Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Në vitin 216 para erës sonë Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndërsa rreth vitit 200 të erës sonë qyteti u morr nga Romakët. Mesjeta ishte e errët për Beratin. Në vitet 860 - 927 shikojmë invazionin e parë bullgarë. Gjatë invazionit të dytë bullgar qytetit i vihet emri Belgrade që do të thotë qytet i bardhë. Pas rënies së Perandorisë Bizantine, Berati bëhet qendër e rëndësishme e Dioqezës së Epirit. Në 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatë kësaj periudhe krijohet edhe Pashallëku i Beratit.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut. Pas vizitës në Ergiri (Gjirokastër), ai udhëtoi për në Tepelenë ku dy herë brenda një dite ra në pritën e rebelëve nga Progonati. Pas Tepelenës, ai arrin në qytetin e Beratit, të cilën ai e quan me lavdërim krahinën hijerëndë të Xhihadit. Berati i përshkruar nga Evlijai duket një qytet me një zhvillim të lartë dhe me një nivel të mahnitshëm qytetërimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qyteti Berat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qyteti Vlora
» Qyteti Fieri
» Qyteti Lushnja
» qyteti kucoves
» Qyteti pogradec

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Histori :: Qytetet Shqiptare-
Kërce tek: