Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Takim surprize pas tre vitesh, takohen Ahmeti dhe Thaci

Shko poshtë 
AutoriMesazh
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Takim surprize pas tre vitesh, takohen Ahmeti dhe Thaci Empty
MesazhTitulli: Takim surprize pas tre vitesh, takohen Ahmeti dhe Thaci   Takim surprize pas tre vitesh, takohen Ahmeti dhe Thaci Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 1:42 am

23.01.2009
ahmeti thaciLiderët e dy partive politike shqiptare BDI e PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, u takuan sot në Tetovë, duke dhënë më pas një mesazh të përbashkët që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike.

"Ishte një takim jashtëzakonisht i dobishëm, folëm për shumë çështje me theks të veçantë zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale. Nga ky takim duam të japim porosi se duam që procesi zgjedhorë të jetë I ndershëm zgjedhjet të jenë të rregullta të pranueshme për të gjithë ato që do të garojnë dhe rezultatet e garës fer do të jenë të pranueshme për ne që të gjithë. Kjo që ne kemi biseduar bashkë me zotin Thaçi duhet të reflektoj edhe në bazat të cilat ne i përfaqësojmë. I urova zotit Thaçi sukses në zgjedhje dhe të kemi rezultate të pritshme dhe mbi të gjitha të ndershme", deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Po ashtu, edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se toleranca ndaj parregullsive zgjedhore, të jetë zero. Këto zgjedhje, janë shansi i fundit, që të jenë të lira dhe demokratike, deklaroi Thaci, duke kujtuar kushtet që ka vënë edhe faktori ndërkombëtar.
"Takimi vërtet ishte i dobishëm por ishte shumë i vështirë, theksi konkret siç tha zoti Ahmeti ishin zgjedhjet e ardhshme. Vendosëm që të dalim bashkërisht me një apel drejtë qytetarëve që zgjedhjet të jenë korrekte për shkak se bisedohet për ardhmërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë më të gjitha sinjalet se tolerance do të jetë zero. Bashkërisht ndajmë përgjegjësi, kuptohet zoti Ahmeti pak më tepër si pjesë e qeverisë. Dhe ne do të punojmë edhe me strukturat tona partiake që këto zgjedhje vërtet të kalojnë ashtu siç duhet", theksoi kryetari I PDSH-së, Menduh THaçi.
Lideri opozitar Thaçi, gjatë këtij takimi tha se ka shprehur shqetësimin e tij përsa i përket politikës që udhëheq kjo qeveri. Thaçi madje u shpreh se është i shqetësuar me bllokimin e procesit integrues drejt NATO-s dhe BE, si dhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
 
Takim surprize pas tre vitesh, takohen Ahmeti dhe Thaci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaci: Nuk ka negociata me Beogradin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: