Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor. Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia (Laç).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire, Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe elektroliza e bakrit behet ne Rubik. Edhe kjo industri mbas viteve 90' ka ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit. Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash, Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit '90 jane dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice, Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika. Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te viteve 70'.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht. Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine. Nxjerja dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te mermerit.