Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiperi, ulet pagesa per Sigurimet Shoqerore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sexy_Girl
Antare++
Antare++
Sexy_Girl


Numri i postimeve : 96
Registration date : 17/01/2009

Shqiperi, ulet pagesa per Sigurimet Shoqerore Empty
MesazhTitulli: Shqiperi, ulet pagesa per Sigurimet Shoqerore   Shqiperi, ulet pagesa per Sigurimet Shoqerore Icon_minitimeMon Jan 26, 2009 8:34 am

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot disa ndryshimet në p/ligjin "Për sigurimet shoqërore". Projektligji parashikon ndryshime të rëndësishme në masën e kontributit, e cila ...

.. paguhet nga punëdhënësi për financimin e përfitimeve që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, meqenëse reduktimi i masës së kontributeve do të japë efekte në uljen e kontributit në 5 degët e sigurimit, ai do të ketë efekte edhe në uljen e masës së kontributit të sigurimeve shoqërore të personit të vetëpunësuar.

Duke filluar nga data 1 maj 2009, masa e kontributit të sigurimit shoqëror do të ulet me 5 njësi, duke kaluar nga 29.5 në 24.5 %. Qëllimi i këtij p/ligji është lehtësimi i veprimtarisë së subjekteve nga barra e kontributeve, duke krijuar mundësitë për rritjen e numrit të kontribut-paguesve në sistemin e sigurimeve shoqërore, shmangien e veprimtarisë joformale dhe krijimin e raporteve më të drejta në zërat e shpenzimeve me synimin e deklarimit të pagave e të shpërblimeve.

Sistemi i sigurimeve shoqërore ofron mbrojtje për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, në rast të pakësimit të të ardhurave për shkak të sëmundjes, barrëlindjes, për moshë madhore, për shkak të invaliditetit apo në rast vdekje për shkak të aksidenteve në punë dhe për papunësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperi, ulet pagesa per Sigurimet Shoqerore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi Bankar në Shqipëri
» Sistemi Bankar në Shqipëri
» Cfar mendimi keni rreth nivelit te sportit te voleybollit ne shqiperi
» Cfar mendimi keni rreth nivelit te sportit te voleybollit ne shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: