Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Një Kur‘an më i vogël se një kuti shkrepësesh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
g-star
Administrator
Administrator
g-star


Male Numri i postimeve : 151
Age : 33
Registration date : 24/01/2009

Një Kur‘an më i vogël se një kuti shkrepësesh Empty
MesazhTitulli: Një Kur‘an më i vogël se një kuti shkrepësesh   Një Kur‘an më i vogël se një kuti shkrepësesh Icon_minitimeSat Feb 14, 2009 6:35 am

Libri i përmasave të rralla ndodhet në një familje në Shushicë të Elbasanit.

Elbasani vazhdon të çudisë me zbulime. Në një shtëpi fshati, mes shumë reliktesh, ruhet me fanatizëm një libër Kur‘ani i përmasave shumë të vogla. Jo më shumë se dhjetë kilometra larg nga qyteti, zbulimi na çon në fshatin Shushicë të këtij rrethi. Fisi i vjetër i Lalajve nuk dihet prej sa kohësh ruan me qindra relikte, që do t‘ia kishte zili edhe vetë Muzeu Etnografik i rrethit të Elbasanit. Këmborë qindravjeçare, veç e veç, për llojet e bagëtisë, mullinj kafeje shumë të vjetër, një llambë vajguri në formë shandani, por që ulet e ngrihet me një mekanizëm manual dhe dhjetëra objekte zejtarie të rralla e qindravjeçarë. Ajo që mund të veçohet në këto radhë shkrimi është libri i Kur‘anit të shenjtë. Mes tre librash të rrallë të botimeve të Kur‘anit në tri madhësi të ndryshme, familja Lala mban, sikur të ishte më tepër se hajmali, një mikro Kur‘an.

I mbledhur me fletë dylli disa metra të gjata, Kur‘ani tregohet me shumë delikatesë nga i zoti i shtëpisë, Gëzim Lala. "Gjyshi më ka treguar se të tre Kur‘anët e tjerë dhe ky i vogli i kishin mbetur trashëgim nga stërgjyshi i vet", tregon Gëzimi. Pra, afërsisht pesë breza larg. Kur‘ani në fjalë ka përmasa, 2 centimetra gjatësi, 1,8 centimetra gjerësi dhe 0,5 centimetra trashësi. Brenda kapakëve mund të numërohen me shumë vështirësi afërsisht 400 fletë. Kur‘ani më i vogël nuk ka kapak letre, por prej bronzi tepër të hollë në formë kutie dhe nëpër fletë, që mund të shikohet mirë me mjete zmadhuese, syri të rrok dhe figura të ndryshme.

Gjithçka është e shkruara arabisht dhe cilësia është ruajtur mjaft mirë për arsye të ambalazhimit të tij. Sipas specialistëve, një libër Kur‘ani i këtyre përmasave, mund të ketë moshë pesëshekullore, por ai mund të jetë prodhuar shumë më herët se kaq. Fletët e holla të Kur‘anit, ndërsa preken me mollëzat e gishtave, të japin përshtypjen e trashësisë së tyre, më tepër nën efektin e një solucioni rrëshqitës mbi fletë. Ndoshta, libri i rrallë ka nevojën e shpjegimit të specialistëve të mirëfilltë apo edhe të teologëve më në zë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
 
Një Kur‘an më i vogël se një kuti shkrepësesh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Arti & Kultura :: Besimi Fetar-
Kërce tek: