Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme Bota

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Ergys
Antare++
Antare++
Ergys


Numri i postimeve : 18
Registration date : 15/01/2009

Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: Lajme Bota   Lajme Bota Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 7:56 am

Lajme nga bota
Mbrapsht në krye Shko poshtë
olta
Super Antare
Super Antare
olta


Numri i postimeve : 164
Registration date : 19/12/2008

Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: Ceremonia, gati edhe "bisha" e Obames   Lajme Bota Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 2:55 am

Barak Obama, padyshim qe do te jete njeriu me i siguruar ne bote. Pak dite para se ai te behet zyrtarisht presidenti i Shteteve te Bashkuara eshte bere e njohur per publikun edhe makina e tij, nje limuzine super e blinduar.

Makina duket sikur eshte e Xhejms Bond, po shenja dalluese e presidentit, te ben te kuptosh se larg saj do te qendroje edhe spiuni me i madh ne bote.

Limuzina presidenciale, e quajtur ndryshe "bisha" do te shfaqet per publikun me 20 janar, diten e ceremonise se betimit te Barak Obames.

Kjo makine, sipas sherbimeve sekrete, do t'i siguroje jeten presidentit amerikan ndaj cdo lloj sulmi te mundshem.

Struktura e saj eshte sekret, por i sigurte mbetet fakti se kjo makine eshte fjala e fundit e teknologjise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: BQE ule normen e interesit ne 2 %   Lajme Bota Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 3:00 am

Dërgoja një miku
Version i printueshëm
Komento këtë lajm:
Komentuar 0 herë.
Emri Mbiemri:
E-maili:

Më kujto | Më Harro
P u b l i c i t e t
16.01.2009
Banka Qendrore Evropiane reduktoi normën e interesit në nivelin më të ulët që është regjistruar ndonjëherë që prej ekzistencës së saj. BQE bëri një ulje prej 0.5% dhe norma e interesit zbriti në 2%.

Bordi drejtues e mori vendimin gjatë një mbledhje në Frankfurt.

Ky është reduktim i parashikuar, por dhe i katërti brenda tre muajsh, mes sinjaleve se kriza financiare po godet rëndë ekonominë dhe inflacioni rrezikon të bjerë nën tavanin 2% të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Analistët thonë se ulja e normës së interesit do të vazhdojë, tani që zyrtarisht Eurozona ka hyrë në recesion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: SHBA, avioni bie mbi lumin Hudson   Lajme Bota Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 3:01 am

22:45 - Një avion i US Airways A320, i nisur nga aeroporti i La Guardia të Nju Jorkut dhe që ishte drejtuar për në Karolinën e Veriut, është rrëzuar në lumin e Hudsonit, që ndan Nju Jorkun, nga pjesa perëndimore e Manhatanit.

Sipas imazheve të transmetuara nga CNN, avioni ndodhet në ujërat e lumit Hudson dhe rreth tij ndodhen shumë tragete. Deri më tani nuk ka njoftime për të vdekur. Sipas autoriteteve amerikane, në bordin e avionit të fluturimit 1549, kishte 164 pasagjerë, si dhe 5 pasagjerë të ekuipazhit. Shkaktar për uljen emergjente të avionit në lumin e Hudsonit, mendohet të ketë qënë një zog, që kishte përfunduar në njërin nga motorët e avionit në momentin e ngritjes. Në Nju Jork ka nisur të bjerë edhe dëborë, duke bërë që ujërat e Hudsonit të jenë të akullta. Shumë pasagjerë janë shpëtuar nga tragetët që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por duke parë edhe kushtet e vështira klimatike, mund të ketë edhe viktima. Sipas dëshmitarëve okularë që po shihnin nga godinat aty pranë, avioni i është drejtuar ujit në një kënd gradual dhe ka bërë një përplasje të madhe. "Avioni po fluturonte shumë shpejt. Pati një kontakt të fortë me ujin", u shpreh dëshmitari Ben Von Klemperer. Një avion Airbus A320, mund të mbajë maksimumi 179 pasagjerë. Sipas lajmeve më të fundit të gjithë pasagjerët e avionit kanë shpëtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: Sonte fjalimi i lamtumires i Presidentit Bush   Lajme Bota Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 3:06 am

Tashme presidenti Bush eshte ne oret e fundit si banor i Shtepise se Bardhe. Mbremjen e sotme ai pritet te mbaje fjalimin e lamtumires para kombit amerikan qe e mandatoi dy here ne postin e presidentit.

Mandati i tij i dyte perfundon me shume kritika per menyren se si ai trajtoi shume ceshtje te rendesishme.

Fjalimi i Bushit do te jete me teper se nje ligjerate lamtumire. Do te zgjase 12 deri ne 15 minuta dhe ne te do te falenderoje kombin dhe ushtaret, do te flase per te ardhmen, por sigurisht per te kaluaren ne krye te Shtepise se Bardhe.

Bush mendon se e ka mbajtur vendin te sigurte nga sulmet terrroriste dhe ka bere reforme ne arsim, ndersa kritiket vleresojne se Bush shperdoroi besimin e njerezve pas 11 shtatorit, beri luften ne Irak dhe reagoi dobet ndaj pasojave te uraganit “Katrina”.

Megjithate pjesa me e madhe e analisteve mendojne se do te jete koha ajo qe do te jape nje vleresim te sakte per punen e Bush ne krye te Shtepise se Bardhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
Sponsored content





Lajme Bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Bota   Lajme Bota Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme Bota
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Ekonomia
» Lajme Vendi
» Lajme Sporti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme-
Kërce tek: