Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ergys
Antare++
Antare++
Ergys


Numri i postimeve : 18
Registration date : 15/01/2009

Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008 Empty
MesazhTitulli: Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008   Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008 Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:05 am

Viti 2008 ishte me shumë risi për një pjesë të artistëve tanë. Gjatë këtij viti, disa nga personalitetet tona publike u martuan, disa u fejuan, e, për fat të mirë, këtë vit nuk ka pasur shumë ndarje, sikurse vitet e kaluara. Mirëpo, te disa, lidhja nuk zgjati...! Kur bëhet fjalë për këtë çështje, disa nga VIP-at tanë vitin 2008 e karakterizuan edhe me aventura, duke nisur një lidhje dhe duke përfunduar te një lidhje tjetër. Sido që të jetë, me këtë fenomen ballafaqohen të gjithë, qoftë personalitetet e njohura publike apo edhe njerëzit e zakonshëm. Po cilët nga VIP-at tanë u martuan, u fejuan dhe cilët u ndanë gjatë vitit 2008.

Altuna Sejdiu dhe Ledri e Merti
Si duket, Altunës nuk po i ecën mirë dashuria, gjatë këtij viti ajo pati një mori zhgënjimesh, pasi arriti të shkëputet nga të dy lidhjet që i kishte pasur kohë më parë. Fillimisht, ajo ka qenë në lidhje me Ledri Vulën, me të cilin kaluan një kohë bashkë, mirëpo, fatkeqësisht, kjo lidhje nuk u zgjati shumë, dhe këtë vit ata u ndanë. Pas një kohe, Tuna u lidh me ish- të dashurinë e saj Mertin, mirëpo as me të nuk i buzëqeshi fati, këtë vit ata nisën lidhjen dhe pas një kohe të shkurtër u ndanë përsëri. Tuna tani vazhdon me karrierën e saj, duke realizuar hite të reja dhe i urojmë që fati t’i buzëqeshë edhe në d a s h u r i , ashtu siç po i shkon në muzikë.

Soni Malaj dhe Flori

Flori Soni
Ndarje në lidhje dashurie gjatë këtij viti bëri edhe këngëtarja jonë mjaft tërheqëse Soni Malaj, e cila, pas një lidhjeje shumë të fortë që kishte me Florin, nuk arriti ta mbajë. Ndarja e këtij çifti të dashur u bë pa ndonjë shkak të arsyeshëm. Një ndarje që nuk do t’u shkonte në mend as adhuruesve të tyre që do të ndodhë, meqë në fillim ishin shumë të lumtur për lidhjen e tyre dhe ia kalonin mirë me njëri tjetrin. Mirëpo, ja që ndodhi dhe i urojmë fat që të dyve me lidhje të reja.

Getoar Selimi dhe Hana
Getoari dhe HanaPas një aventure dhe shumë thashethemeve që bëheshin për reperin e njohur Getoar Selimin, më në fund ai gjeti vajzën e jetës së tij. Geti ka pasur shumë bashkëpunime me këngëtare të ndryshme të estradës sonë, kështu që për pjesën dërmuese të tyre lindnin thashetheme të ndryshme në publik, ku disa prej tyre dhe mund të kenë qenë realitet. Mirëpo, ja që Geti iu dha fund aventurave të tij dhe ky vit i solli mjaft suksese në dashuri, duke e finalizuar lidhjen e tij me Hanën, modelja dhe moderatorja e RTK-së. Urojmë që ky çift të shpallë sa më shpejt fejesën dhe të jenë të lumtur gjithnjë.


Arta Bajrami e lidhur apo jo

Arta Bajrami
Përveç fejesave, martesave dhe lidhjeve të reja, pjesa dërmuese e këngëtarëve tanë janë përfshirë nga shumë thashetheme që janë bërë në opinion. Për këngëtaren Arta Bajrami thuhet se është në lidhje me një djalosh nga Gjilani, respektivisht njërin nga drejtuesit e kompanisë “Nota Brilante”, mirëpo këtë Arta e ka quajtur si thashethem, duke na thënë se është një e pavërtetë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me një lidhje dashurie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ergys
Antare++
Antare++
Ergys


Numri i postimeve : 18
Registration date : 15/01/2009

Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008   Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008 Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:05 am

Ditët e fundit po flitet për një lidhje të mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe futbollistit të njohur shqiptare Lorik Cana. Vitin që kaloi të dy janë përfolur shumë si personalitet dhe kanë qenë shumë të suksesshëm. Nga një juri profesionale dhe njerëz shumë të njohur në Kosovë, Zana Krasniqi fitoi kurorën si “Miss Universe Kosova 2008” dhe përfaqësoi shtetin e Kosovës në një eveniment të madh bukurie “Miss Universe 2008”, gjë që bëri për herë të parë Kosovën të ndihet si shtet, por duke u radhitur në dhjetëshen e femrave më të bukura në rruzullin tokësor. Por nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me shumë suksese të tjera, pasi asaj iu ofruan mundësi nga kompani të ndryshme të modës për të sfiluar për ta. Por bashkë me suksesin, gjatë vitit 2008 për Zanën nuk munguan as thashethemet. Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canën nuk është e para, që e vë në qendër të lajmeve rozë Zana Krasniqin, pasi disa vite më parë bukuroshja ka pasur edhe një lidhje pak më të gjatë me Laert Kelmendin, djalin e pronarit te Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithë familja e Zanës, babai i saj dhe motra Fjolla, e cila është redaktore e muzikës në programin “21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e çuar çiftin drejt ndarjes. Të dyja këta janë fëmijë të dy personaliteteve shumë të njohura në Kosovë, ajo vajzë e kompozitorit të njohur kosovar Naim Krasniqit, kurse ai djali i Agim Canës menaxher i klubit futbollistik Vllaznia gjatë vitit 1980 dhe një futbollist shumë i njohur në kohën e ish-Jugosllavisë. Ashtu si Zana edhe Loriku ka qenë shumë i suksesshëm në karrierë. Si i ri ka luajtur në një klub futbolli zviceran, ku deri në vitin 2000 ai ka luajtur në “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez Paris Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien në sy edhe si një çift shumë i bukur dhe duke qenë kaq të rinj në moshë kanë arritur kaq shumë famë. Zana ka arritur një sukses të konsiderueshëm fal ndihmesës së madhe që i jep fotografi me famë botërore Fadil Berisha. Suksesi i Zanës nuk ishte vetëm kaq, ajo tashmë është bërë imazh edhe i parfumit të parë shqiptar, që mban emrin “GENTVIS Fragrance” ku një ndër themeluesit e këtij parfumi është Ilir Xheladini dhe për këtë parfum është punuar më shumë se 3 vite. Ne dëshirojmë që kjo lidhje të jetë e gjatë dhe sukseset e tyre në karrierë gjithashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhjet dhe ndarjet e vitit 2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldo zyrtarisht lojtari më i mirë i vitit sipas FIFA-s
» Dead Space (2008) (PC)
» Ibrahimovic, tre cmime ne Itali per 2008-en

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Revista Webalbania :: Lajmet e Fundit Nga Bota e Yjeve-
Kërce tek: