Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
milanist4ever


Male Numri i postimeve : 58
Age : 33
Registration date : 15/01/2009

Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Empty
MesazhTitulli: Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi   Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 9:15 am

https://2img.net/h/oi37.tinypic.com/6dtkwg.jpg


Nuk ishim mësuar të dëgjonim dikë (aq më pak një vajzë) që të rrëfente pa problem për intimit etet e jetës së saj private. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për ato rrëfënjat me zë të ulët në një tavolinë mes miqsh, por për ato histori intime të rrëfyera me zë të lartë në një televizion, aty ku të gjithë përgjojnë se çfarë thua dhe çfarë bën, pasi “Big Brother” këtë mision ka. Najada me siguri do të mbahet mend gjatë për këtë tipar të sajin shumë të veçantë, pasi gjithmonë mbahet mend ai ose ajo që bën diçka për herë të parë. Përveç eksperiencave të jetës së saj me meshkuj, të cilët ajo ua rrëfeu pa problem banorëve të shtëpisë, por edhe gjithë shqiptarëve, Najada krijoi një lidhje intime me Olsin, djalin 34 vjeçar nga Tirana i cili që në fillim spikati për pasionin e tij për femrat.

Olsi dhe Noçja konfirmuan faqe botës se nuk ka asgjë të ke qe kur flejnë bashkë një djalë dhe një vajzë, paçka se gjithë do përflasin për turpin e madh. Edhe kur dolën nga shtëpia e “Big Brother” ata përpiqeshin të na hiqnim atë dyshimin djallëzor se gjithçka e kishin bërë për show dhe për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi. Madje ata vendosën që të jetojnë nën të njëjtën çati duke filluar kështu bashkëjetesën. Olsi filloi punë si menaxher tek “Austria” ndërsa Najada e cila e kishte humbur vitin shkollor, iu fut punës për të hapur një ekspozitë të sajën me piktura.

Najada në Qiellin e 7-të

Ka vendosur të bëjë pikërisht atë punë që bën Olsi, të drejtojë një pub në mënyrë që të zbavitet dhe të punojë dhe mbase të mos ndjehet vetëm. Paparaci ynë e gjeti fundjavën e kaluar në lokalin që ajo menaxhon dhe duket se edhe në këtë pozicion ndjehej shumë komod. Një tjetër gjë që vumë re ishte se pranë saj gjatë gjithë kohës rrinte duke biseduar një djalë i ri i panjohur.Shihej me shumë skepticizëm fakti nëse janë seriozisht të lidhur Noçja me Olsin apo gjithçka po bëhej për të tërhequr akoma vëmendjen, pasi dihej se interesi mediatik vazhdoi edhe mbas mbarimit të “Big Brother”.

Në intervistat e tyre, ata tregonin se gjithçka shkon mirë në lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre, ndërkohë që pohonin shumë të bindur se nuk kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Si pa kuptuar ata po na jepnin një tjetër model të bashkëjetesës mes një çifti ku kushti i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm është që thjesht të ndjehen mirë me njëri tjetrin pa pretenduar ndjenja të forta nga ato që gati-gati të lë zemra. Pas tetë muaj bashkëjetesë ku Olsi ishte i super lakuar për shoqërinë me femra të ndryshme ndërkohë që Najada shihej gjithnjë e më pak në krah të tij, vetë Najada ka pohuar se mes tyre ka filluar kriza dhe çifti po shkon drejt ndarjes së sigurtë. “Ne kemi ndenjur tetë muaj bashkë sepse dy njerëz mësohen duke ndenjur me njëri tjetrin, pastaj ne konsumonim shumë pak kohë së bashku pasi secili kishte jetën e tij” - na tregon Najada. Ndërkohë nuk rrëfen ndonjë arsye specifike që ka çuar çiftin në ndarje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Baby_girl
Super Antare
Super Antare
Baby_girl


Female Numri i postimeve : 316
Registration date : 19/12/2008

Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Empty
MesazhTitulli: Re: Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi   Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 6:21 am

interesante
Mbrapsht në krye Shko poshtë
g-star
Administrator
Administrator
g-star


Male Numri i postimeve : 151
Age : 33
Registration date : 24/01/2009

Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Empty
MesazhTitulli: Re: Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi   Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Icon_minitimeSat Feb 14, 2009 6:15 pm

wowwww shsh instersante
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
Sponsored content





Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Empty
MesazhTitulli: Re: Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi   Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Noçja e Big Brother bëhet menaxhere pub-i dhe ndahet nga Olsi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Facebook do te behet me pagese?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Revista Webalbania :: Lajmet e Fundit Nga Bota e Yjeve-
Kërce tek: