Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Raikonen rinovon deri në 2010?n!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
milanist4ever


Male Numri i postimeve : 58
Age : 33
Registration date : 15/01/2009

Raikonen rinovon deri në 2010?n! Empty
MesazhTitulli: Raikonen rinovon deri në 2010?n!   Raikonen rinovon deri në 2010?n! Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 9:44 am

Piloti finlandez ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Ferrarit edhe për dy sezonet e ardhshme



Finlandezi ka bërë të ditur se do të qëndrojë te Ferrari deri në fund
të vitit 2010 dhe se dorëheqja ka qënë një shpikje e mediave

Që nga dita e djeshme nuk ka më dyshime në lidhje me të ardhmen e Kimi
Raikonen te Ferrari. Gjatë muajve të fundit kanë qënë të shumta zërat
për
transferimin e tij. Por, vetë ferraristi ka treguar të vërtetën duke i
dhënë kështu fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. “Nuk jam
nga ta
që dorëzohem lehtë”, tha Raikonen, i cili deri tani nuk i kishte
komentuar asnjëherë zërat për largimin e tij. “Nuk kam folur asnjëherë
për këtë gjë.
Të qëndroj te Ferrari ishte vendimi im. Ndihem mirë këtu. Natyrisht
ndonjëherë nuk është e lehtë kur përjeton momente të vështira. Por, kjo
nuk do të
thotë se nuk ndihem më i motivuar. Për mua garat e Formula 1 mbeten
pasioni im më i madh”, ka thënë Raikonen.

Sipas tij, ai nuk do të qëndronte asnjëherë në një skuadër nëse do të
ishte detyruar. “Nuk e kam thënë asnjëherë se do të jap dorëheqjen. Te
Ferrari
ndihem vërtet shumë mirë dhe merrem vesh me të gjithë”, shtoi më tej
finlandezi. Kampioni në fuqi nuk e ka menduar asnjëherë as largimin,
por as
transferimin në një skuadër tjetër. “Një vit më parë fitova titullin
dhe sezoni aktual nuk ka përfunduar ende. Po punojmë shumë për të
gjetur sërish
drejtimin e duhur drejt suksesit”, është shprehur Raikonen, i cili ka
besim se do të mund të fitojë pikët e humbura në garat e fundit me
qëllim që të
sigurojë një pozicion sa më të mirë në luftën për titullin. Së fundmi
ka patur mjaft kritika ndaj tij. Konkretisht, kreu i F.1 Berni Ekleston
cilësoi
se kampioni në fuqi ka humbur shpejtësinë dhe se shpeshherë në pistë
duket sikur fle. Me rinovimimin e skuadrës, Raikonen dhe Ferrarin i
kanë dhënë
fund një çështjeje shumë të diskutuar me shpresë se kjo do ta ndihmojë
kampionin në fuqi të përqëndrohet në garat e këtij sezoni. Ai ka ende
besim te
shanset e tij, ndonëse garat e fundit kanë treguar se ai mund të
shndërrohet edhe në “vartës” i Felipe Masës ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArLiNdI
Super Antare
Super Antare
ArLiNdI


Numri i postimeve : 146
Registration date : 19/12/2008

Raikonen rinovon deri në 2010?n! Empty
MesazhTitulli: Re: Raikonen rinovon deri në 2010?n!   Raikonen rinovon deri në 2010?n! Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:50 am

tek lajmet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Raikonen rinovon deri në 2010?n!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jackson ka jetë deri në verë?
» Gjiganti Shak: Tërhiqem pas 2010-s!
» Gjiganti Shak: Tërhiqem pas 2010-s!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport :: Sporte Ekstreme-
Kërce tek: