Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekspertet skeptik per marreveshjen e Ahmetit me Gruevskin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Ekspertet skeptik per marreveshjen e Ahmetit me Gruevskin Empty
MesazhTitulli: Ekspertet skeptik per marreveshjen e Ahmetit me Gruevskin   Ekspertet skeptik per marreveshjen e Ahmetit me Gruevskin Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:30 am

Kryeministri Gruevski të kushtëzohet nga BDI-ja me zgjidhjen e çështjeve konkrete, e jo me zgjedhjen e presidentit shqiptar në vitin 2014, vlerësojnë ekspertët.

Ekspertët me qëndrime skeptike sa i përket një marrëveshjeje eventuale mes kryeminsitrit Gruevski dhe liderit të BDI-së Ahmeti që subjekti politik i këtij të fundit të mbështesë kandidatin për president që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me të vetmin qëllim që në zgjedhjet presidenciale të 2014 presidenti të jetë shqiptar.
Gazetari Sefer Tahiri thotë se dhënia e mbështetjes kandidatit për president të VMRO-DPMNE-së nga ana e BDI-së duhet të kushtëzohet më realizimin e platformës programore të kësaj partie në qeveri.
"Kryeministri duhet të kushtëzohet me zgjidhen e çështjes së emrit, që ai të lëviz nga pozicionet istikame të tij për këtë çështje, por edhe me realizimin e disa pikave tjera, siç janë zgjidhja e statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, garantimi se institucionet e vendit do të respektojnë përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe", thekson Tahiri.
Ndërkohë analisti Hasan Jashari vlerëson se është herët tani të bisedohet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Jashari thekson se për të mbështetur kandidat të partive maqedonase, partitë shqiptare duhet të shtrojnë kërkesa aktuale dhe ato të jenë publike që t'i dinë votuesit shqiptarë.
"Unë mendoj është mirë të hudhet si ide mirëpo ajo nuk mund të jetë kusht për votimin e ardhshëm të presidentit të Maqedonisë. Do të ishte e pakuptimtë që të kërkohet prej tash për vitin 2014 sepse deri atëherë do të ndërrohen shumë gjëra, mirëpo kërkesat e partive shqiptare duhet të bazohen nga çështjet më të imta por të rëndësishme si[ është përvarja e kabinetit të presidentit se a do të ketë shqiptar, cështja tjetër ka të bëjë me rolin e presidentit në ekipimin e njësive diplomatike të RM-së në botë me kuadër shqiptar që është i disfavorshëm tash.". thotë Hasan Jashari.
Ali Ahmeti në emisionin 'Kontrast' të televizionit ALSAT tha se BDI-ja është duke zhvilluar bisedime me VMRO-DPMNE-në për të përkrahur kandidatin e partisë së Gruevskit në zgjedhjet e marsit. Ahmeti pranoi se personalisht është duke biseduar me kreun e VMRO DPMNE-së për arritjen e një marrëveshje, por e njëjta kushtëzohet me një sërë kushtesh që ia ka parashtruar Gruevskit, ndër to edhe ajo që në zgjedhjet e vitit 2014 presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ekspertet skeptik per marreveshjen e Ahmetit me Gruevskin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedoni, kete partite shqiptare perplasen per Marreveshjen e Ohrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: