Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Partite politike shqiptare ne Maqedoni dhe nevoja per mediator

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Partite politike shqiptare ne Maqedoni dhe nevoja per mediator Empty
MesazhTitulli: Partite politike shqiptare ne Maqedoni dhe nevoja per mediator   Partite politike shqiptare ne Maqedoni dhe nevoja per mediator Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:56 am

Subjektet politike shqiptare në Maqedoni edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale që do të zhvillohen më 22 mars, do të veprojnë të përçarë.

Se sa të thella janë mosmarrëveshjet mes partive politike, duket qartë edhe në deklaratën e ditëve të fundit të liderit të PDSH-së Mendu Thaçit dhëne gazetës së përditshme Lajm se “Ne më mire bëjmë dialog me Gruevskin se sa me BDI-në”.

Përfundimisht duhet të pranuar se ajo që deklaron z.Mendu Thaçi, është vetëm një rikonfirmim i një politike të zhvilluar prej subjekteve shqiptare që nga ditët e para të pluralizmit në Maqedoni. Që nga ai moment, partitë politike shqiptare më së shumti kanë zhvilluar dialog me partitë politike maqedonase se sa mes njëra tjetrës. Dialog mes tyre nuk ka pasur edhe atëherë kur shqiptarët kanë pasur më së shumti nevojë për unitet, pra në Konfliktin e vitit 2001.

Në një situate të tillë të veprimeve partiake, do të ishte joreale nëse thuhet se ka pasur së paku ndonjë optimist që ka menduar se zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale do t’i bashkojnë subjektet politike shqiptare. Ndërsa pa hezitim mund të konstatohet se lidershipi i tanishëm politik shqiptarë në Maqedoni nuk është i interesuar dhe nuk ka kapacitet për të filluar procesin e afrimit kombëtar tek shqiptarët.

Brenda vendit ka pasur iniciativa nga shoqata të ndryshme joqeveritare për afrimin e faktorit politik në Maqedoni, sidomos mes PDSH-së dhe BDI-së, por deri tani ata kanë qenë të pasuksesshme. Ndikimi i dobët i këtyre organizatave nga njëra anë dhe përçarja e thellë nga ana tjetër, kanë qenë pengesat për zhbllokimin e këtij procesi.
Në një situate të tillë, definitivisht mund të konkludohet se gjasat për afrimin e subjekteve politike nga faktori i brendshëm shqiptarë në Maqedoni, me strukturën momentale politike, janë shumë të pakta për mos thënë se nuk ekzistojnë fare.

Një perspektive pozitive mund të ndodhë nëse nis proçesi i ndryshimeve kadrovike ku strukturat e vjetra të zëvendësohen me kuadro të rinj të cilët nuk bartin me veti bagazhin e hasmërive personale dhe atyre politike. Por momenti i krijuar politik nuk premtojnë se një gjë e tillë mund të ndodh së shpejti në të ardhmen.

Në këto rrethana, padyshim që ndihma duhet të kërkohet nga vëllezërit shqiptarë jashtë Maqedonisë. Në veçanti Kosova dhe Shqipëria si dy shtete të pavarura mund të kenë mjaft ndikim tek liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Po kur bëhet fjalë për faktorin kosovar ky ndikim mund të zbehet kur kihet parasysh se struktura të ndryshme politike në Kosovë përkrahin struktura të caktuara politike në Maqedoni.

Në raste të caktuara kjo përkrahje shfaqet edhe gjatë fushatës elektorale duke bërë propaganda politike në favor të një partie politike. Kjo qasje, domosdo që e zbeh rolin e faktorit politik të Kosovës në procesin e afrimit të subjekteve politike në Maqedoni për shkak të qëndrimit të tyre të njëanshëm. Prandaj përkrahja politike nga jashtë në drejtim të faktorit shqiptarë në radhë të pare duhet të jetë strategjike e jo partiake. Vetëm atëherë suksesi mund të jetë i garantuar.

Shqipëri padyshim që mund të luaj një rol shumë pozitive si ndërmjetësues në afrimin politik të shqiptarëve në Maqedoni. Duhet të pranohet se edhe Shteti Shqiptarë në raste të caktuara dhe në varësi se kush ka drejtuar qeverinë, ka përkrahur subjekte të caktuara politike shqiptare në Maqedoni. Por edhe përkundër kësaj, për shkak të reputacionit dhe influencës, Shqipëria ka mundësi dhe kapacitet që të marrë rolin udhëheqës në drejtim të afrimit të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Është e vërtet se edhe jeta politike në Shqipëri karakterizohet me kundërthënie banale mes partive politike, por këto kundërthënie nuk kanë pasoja aq të mëdha kombëtare sa mund të kenë shqiptarët e Maqedonisë nga mos uniteti përfaqësuesve të tyre politikë.

Vitet e fundit kanë dëshmuar se avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni ka pasur ngecje serioze. Rol në krijimin e këtyre rrethanave të disvaforshme politike kanë pasur edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoni për shkak të mosbashkëpunimit me njëra tjetrën.

Një fakt i tillë duhet të jetë një alarm mjaftë brengosës edhe për Shqipërinë dhe Kosovën që në mënyrë aktive dhe të paanshëm të angazhohen drejt kapërcimit të hasmërive personale dhe atyre politike, në radhë të pare mes BDI dhe PDSH-së. Për momentin kjo duket si mundësia e fundit për të filluar procesit konstruktive kombëtare tek shqiptarët e Maqedonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Partite politike shqiptare ne Maqedoni dhe nevoja per mediator
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedoni, kete partite shqiptare perplasen per Marreveshjen e Ohrit
» Flamuri shqiptare
» Flamuri Shqiptare
» Formimi Komesis Shqiptare
» Këngëtarja Shqiptare më Seksi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: