Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Interneti, me i preferuari i amerikaneve per t'u informuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Interneti, me i preferuari i amerikaneve per t'u informuar Empty
MesazhTitulli: Interneti, me i preferuari i amerikaneve per t'u informuar   Interneti, me i preferuari i amerikaneve per t'u informuar Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 6:16 am

internet Një sondazh i realizuar në SHBA ka treguar se qytetarët preferojnë të informohen përmes internetit më shumë se sa nga gazetat apo televizioni, për të rejat e fundit nga vendi dhe bota.


Interneti është fuqia e lajmit. Një sondazh i realizuar në SHBA ka treguar se qytetarët preferojnë të informohen përmes internetit më shumë se sa nga gazetat apo televizioni, për të rejat e fundit nga vendi dhe bota. Të dhënat janë mbledhur dhe publikuar nga “Pew Research Center Publications” (Qendra e Kërkimeve dhe Publikimeve) në SHBA.
Përkatësisht 40 për qind e të anketuarve kanë treguar se njihen me lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes internetit. Kjo shifër është mbresëlënse për WEB, krahasuar me të dhënat e muajit shtator të vitit 2007, ku vetëm 24 për qind e të pyeturve kishin thënë se ndjekin zhvillimet e ditës përmes internetit.
Për të rinjtë, interneti është tani rivali kryesor i televiziove, përsa i përket burimit te informimit per lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare. Afërisht 60 për qind e amerikanëve të moshës deri në 30 vjeç kanë thënë se i lexojnë lajmet online.
Survejimi i bërë nga Pew Research Center me titull “Njerëzit dhe Media” u zhvillua më 3-7 dhjetor dhe pyeti 1 489 persona në moshë të rritur.
Natyrisht që zgjedhjet Presindeciale kanë përbërë lajmin kryesor të vitit për amerikanët. Të gjithë të anketuarit janë shprehur se kanë ndjekur me interes zhvillimet e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër. Më pas vijnë lajmet për krizën ekonomike, të cilave amerikanët iu kanë kushtuar sërish interes të madh duke i lexuar në agjencitë kryesore të lajmeve, në gazeta dhe duke i parë në TV.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Interneti, me i preferuari i amerikaneve per t'u informuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalor Interneti....
» Interneti, gjimnastike per trurin
» A ekziston shoqeria apo dashuria e vertet nga interneti..??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkenca Natyrore / Shoqerore :: Informatike-
Kërce tek: