Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
milanist4ever
Antare++
Antare++
milanist4ever


Male Numri i postimeve : 58
Age : 33
Registration date : 15/01/2009

Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Empty
MesazhTitulli: Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës   Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 12:42 pm

Shqiptari mund të transferohet që prej janarit


Roma kërkon të përforcojë sulmin në merkaton e janarit dhe afrimi më i mundshëm është Erjon Bogdani. Sulmuesi shqiptar mund të transferohet menjëherë në klubin verdhekuq, ndërkohë që nga largimi i tij Kievo do të përfitojë shërbimet e Okakas. Shkëmbimin e mundshëm ndërmjet dy klubeve të Serisë A e ka konfirmuar drejtori sportiv i veronezëve, Xhovani Sartori. Duke folur për merkaton në "romanews.eu", ai i hapi "dritën jeshile" transferimit të lojtarit të Kombëtares shqiptare. "Shkëmbimi Okaka-Bogdani është ideja jonë. Kievos mund t‘i interesojë ky ndryshim dhe kemi diskutuar me menaxherët. Ndoshta ishin këta të fundit që e publikuan këtë lëvizje", deklaroi Sartori. "Gjithsesi do të presim dhe të shohim nëse ky shkëmbim i intereson edhe Romës. Për momentin, bisedimet janë në fazën fillestare". Nga këto fjalë zbulohet se tre prej katër protagonistëve kanë dhënë pëlqimin për këto ndryshime. Kievo ka gjetur marrëveshjen me dy menaxherët e futbollistëve, me Alesandro Moxhin për Bogdanin dhe avokatin Domeniko Skopeliti për Okakan. Për të plotësuar tablonë mungon vetëm "Ok" i Romës, që nuk duhet harruar se në të kaluarën ka treguar në disa raste interes për sulmuesin kuqezi, i cili u transferua në kampionatin italian në janar të vitit 2000, kur filloi të luante me Rexhinën.

Për momentin, drejtuesit e Romës preferojnë të fitojnë kohë dhe nuk shprehen publikisht. Por, diçka është e sigurt: ekzistojnë të gjithë parametrat për të arritur marrëveshjen, ku kryesorja është ana ekonomike. Bogdani te Kievo përfiton afro 750 mijë euro neto në sezon, rrogë e cilësuar e lartë për arkat e veronezëve, por që gjithsesi është paguar përgjysmë nga klubi. Pra, deri në qershor, 31-vjeçari do t‘u kushtonte verdhekuqve diçka më pak se 600 mijë euro. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Okakan, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën për të qëndruar në kryeqytetin italian deri në vitin 2012, për më pak se 500 mijë euro neto në sezon. Palët e interesuara pritet të takohen në ditët në vazhdim, sepse më parë drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, duhet të diskutojë me trajnerin Luçiano Spaleti. Nëse drejtuesi i stolit do t‘i hapë rrugë shkëmbimit, gjithçka mund të realizohet sa hap e mbyll sytë, madje Erjon Bogdani mund të jetë i gatshëm për nënkampionët e Serisë A që prej 14 janarit. Në këtë datë, Roma dhe Sampdoria luajnë sfidën e prapambetur, ku verdhekuqtë janë pa kapitenin Françesko Toti (i dëmtuar) dhe malazezin Vuçiniç (i skualifikuar). Bogdani në stol në vend të Okakas shihet si zgjidhja e duhur.

Roma, që përveç kampionatit mendon edhe për Ligën e Kampioneve, po shqyrton edhe alternativa të tjera për merkaton e verës, ku në listën e dëshirave janë argjentinasi i Fiorentinës, Osvaldo dhe sulmuesi i Kombëtares gjermane, Lukas Podolski. Ndërkohë, për Bogdanin kanë shprehur interes edhe disa skuadra të tjera në Itali. Bolonja kërkon një sulmues me peshë dhe synon shqiptarin, ndërkohë që te Kievo mund të kalojë Bernaçi. "Er-Bomber" ndiqet edhe nga Palermo, që kërkon një qendërsulmues dhe mundësia e transferimit në Sicili nuk është fantazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kotelja
Antare++
Antare++
kotelja


Female Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/01/2009

Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Empty
MesazhTitulli: Re: Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës   Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 8:04 am

:P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
MeTjan
Administrator
Administrator
MeTjan


Male Numri i postimeve : 14
Location : elbasan----tani ne itali
Job/hobbies : trasportim
Registration date : 18/12/2008

Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Empty
MesazhTitulli: RE: hi   Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 4:48 am

elbasan cheers cheers cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
DarLini
Super Moderator
Super Moderator
DarLini


Male Numri i postimeve : 267
Age : 34
Location : albania
Job/hobbies : sporti
Humor : ska
Registration date : 21/01/2009

Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Empty
MesazhTitulli: Re: Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës   Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 8:37 am

scratch scratch scratch scratch scratch
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
Sponsored content





Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Empty
MesazhTitulli: Re: Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës   Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "The Reader" filmi "me i keq" mbi Holocaustin
» Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve"
» Lajme Bota
» Jeni te mendimit se "Vdes Dashuria?"
» Edhe Inter ne "lufte" per Ronaldon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kërce tek: