Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve" Empty
MesazhTitulli: Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve"   Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve" Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:52 am

Më 28 dhjetor `08 , vetë i dyti, hyra në „Grand“ për të pirë kafe. Dhe, deri sa shikoja për të gjetur një tavolinë të lirë, më ranë sy dy grupe mysafirësh rreth dy tavolinave bri një-tjetrës.

Grupi i parë përbëhej prej afro dhjetë vetash, ndërsa i dyti, prej 5-6 syresh. M`u duk se në qëndër të vëmendjes së grupit të parë ishte Muharrem Dana, kurse atij, të dytit, R. H. Nga të pranishmit rreth tavolinës, që unë e quajta si grup i parë, e kisha njohur dikuar, në rrethana specifike, vetëm atë – “idhullin” e atyre që rrinin rreth tij – Muharremin, kurse nga ata të grupit tjetër, i njihja thuaja të gjithë, por më R. H., e kisha ngrënë „një thes kripë“, siç thuhet, në burgun e Zrenjaninit dhe të Somborit. Edhe të tjerët rreth tij, ishin ish-të dënuar apo të përndjekur politikë në Kosovë apo në Shqipëri.
Duket kjo hyrje paksa e çuditshme për të dalë te tema e „ Dosjeve dhe e hapjes së tyre“, e aktualizuar kohëve të fundit, por besoj se më lejohet për ta vazhduar edhe paksa dhe për të treguar si e njoha unë Muharremin, apo si më njohu ai mua. Pra, pa dëshirë po më rikthehet skena e mëngjesit të 22 marsit 1982, ditës kur më patën arrestuar, për të parën herë.
Me të dalë nga ndërtesa ku banoja, pata vërejtur një veturë të tipit „Golf“ të ndalur buzë rrugës, me dyer të hapura dhe pranë saj dy–tre njerëz. Pa shfaqur ndonjë kureshtje qesh kthyer në të majtë për të vazhduar rrugën, por dy prej tyre më dolën përpara:
- Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë?!
- Cilët jeni dhe ç`doni nga unë, i pyeta, por pa marrë përgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish–nxënësi im, të cilit i kisha dhënë mësim, shumë vite më parë, në Gjimnazin e Deçanit.
- Jemi të Sigurimit shtetëror! Kemi për detyrë të të çojmë në një vend të caktuar, qe përgjigjur Zyberi. Pastaj, ish–nxënësi im, Zyber Zyberi, i cili, me atë rast s`më quajti „profesor“ si herave të tjera, më dha shenjë të ulesha në ndenjësen e pasme të „Golfit“ të Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin për punën që po e bënin, ndërsa unë vrisja mendjen për shkaqet e një kidnapimi të tillë, por edhe për shumëçka tjetër, që duhej të prisja nga makineria e UDB-s, në radhët e të cilës vepronin edhe shërbëtorët e saj me përkatësi shqiptare, e njëri prej tyre ishte edhe ish–nxënësi im, Zyber Zyberi, që më çonte drejt një vendi të panjohur, diku në Maqedoni.
Pas nja dy orësh grahje, kur vetura nisi t' i ngjitej një shpati të mbuluar me pyll të dendur, ata më urdhëruan të gërmuqesha, në mënyrë që mos ta shihja rrugën se në ç`drejtim do të më çonin, ndërkaq pak më vonë deri sa vetura duke gjëmuar i ishte afruar cakut, më lejuan të qëndroja në pozitë normale.
Përballë nesh u shfaq një ndërtesë në dukje të një hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t`më vendosnin. Në fakt, kisha dëgjuar edhe më parë për ekzistimin e hoteleve – burgje, të ndërtuara qysh në periudhën e Rankoviçit (1945-1966), të cilat shërbenin si shtëpi rekreacioni për punëtorët e UDB-s, kurse podrumet e tyre përdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjenden tre-katër policë. Më nxorën dhe më çuan në podrumin–burg, më bastisën, m' i nxorën të gjitha gjësendet nga xhepat, m' i hoqën lidhëset e këpucëve, kravatën dhe rripin dhe më detyruan të qëndroja në këmbë me fytyrë të kthyer nga muri. Derën e lanë të hapur, kurse ata vetë qëndronin para saj, duke llafosur në gjuhën e tyre, sllavo–maqedone.
Qëndrova për një kohë të gjatë në atë pozitë, deri sa njëri syresh, më tha ulu në karrige. S' vonoi shumë dhe erdhën dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror: Hasan Mehmeti, shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Prishtinës dhe Muharrem Dana, funksionin e të cilit nuk e dija, që të dy të përkatësisë shqiptare. Pesë ditë me radhë m`u kërcënuan dhe më pyetën për shumëçka, që kishte të bënte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe për ca çështje për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë... Pra, kështu e kisha njohur “idhullin” e grupit të mysafirëve, që atë ditë llafosnin rreth tij, në “Grand”.
Mendoj se skena e dhënë nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale të botëkuptimeve politike, të një pjese jo të vogël të inteligjencës kosovare, qofshin ata anëtarë apo jashtë partive politike. Nëse nuk është kështu, atëherë si mund të kuptohet fakti, sipas së cilit del se Parlamenti i Kosovës këtyre ditëve pritet ta miratojë Ligjin për ish - të dënuarit politikë, ndërkaq, po ai Parlement (në këtë apo në përbërjet e mëparshme) në emër të votës së popullit, i kishte emërtuar në pozita gjykatësish e prokurorësh, madje edhe prokurorësh specialë, pikërisht kuadrat, që morën pjesë aktive së bashkut me UDB-en serbo-shqiptare, qoftë në konstruktimin e provove dhe montimin e proceseve politike, si dhe dënimin e tyre përmes aktakuzave të kunstruktuara?!
Rasti më tipik është ai prokurorit special, Reshat Millakut, i cili në emër të dofarë interesash të pasqaruara të ndonjërës prej partive në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtet të pacenueshëm, pikërisht si në periudhën e pasvitit 1981. Për të qenë befasia edhe më e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjërit prej ish-të dënuarve politikë, deputetë në Parlamentin të Kosovës. Dhe, tani shtrohet pyetja: cili ligj mund ta mbroj një ish-dënuar politik apo edhe një qytetar të rëndomtë nga teket e Reshat Millakut apo të ndonjë prokurori a gjykatësi tjetër të periudhës së perënduar?! Thënë sinqerisht asnjë ligj. Për fat të keq, mbrojtja mund të vijë vetëm vetëm nga klanet fisnore, apo ato të interesit, në mos edhe normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Pra, për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve. Sëpari lypset krijuar shtetin juridik, e pastaj duhet hapur dosjet, nëse ato ekzistojnë në Kosovë. „Katundi që shihet s`do kallauz” , thotë populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Funksionimi i shtetit juridik e mundeson hapjen e "Dosjeve"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "The Reader" filmi "me i keq" mbi Holocaustin
» Lajme Bota
» Erjon Bogdani, në "orbitën" e Romës
» Jeni te mendimit se "Vdes Dashuria?"
» Edhe Inter ne "lufte" per Ronaldon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: