Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Barak Obama inagurohet president i SHBA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Barak Obama inagurohet president i SHBA Empty
MesazhTitulli: Barak Obama inagurohet president i SHBA   Barak Obama inagurohet president i SHBA Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:42 am

Nga ndryshimi i kushtetutës amerikane para 102 viteve, 20 janari është dita kur në Uashington mbahet inaugurimi i çdo presidenti të ri të shtetit.

Dita e nesërme dallohet nga shumë gjëra nga të gjitha të deritanishmet. Barak Obama do të jetë afro amerikani i parë në krye të SHBA. Ceremonia e 56-të e dhënies së betimit do të kushtojë rreth 160 milion dollarë dhe me siguri do të jetë më e shtrenjta e të gjitha kohërave. Për sigurinë do të kujdesen 7500 ushtarë, 10 mijë pjesëtar të Gardës Nacionale dhe 25 mijë policë. Shërbimet sekrete për nevojat e kremtimit të nesërm porositën pesë tonelatë xham të blinduar. Inaugurimi fillon më 17:30 sipas kohës së evropës qendrore. Në ora 20 do të mbahet parada tradicionale e cila fillon në Kapitall Hill dhe mbaron në Shtëpinë e Bardhë, ku familja Obama do ta kalojë me kadillakun e presidentit. Makina i ngjan një fortese të lëvizshme. Ka dyer të rënda sa të aeroplanit, është e pajisur me sisteme për fikjen e zjarrit, sistem për shikim në errësirë dhe lotsjellës. Pritet që gjatë paradës të jenë prezent rreth 2 milion shikues. Dita e inaugurimit ka edhe një anët tjetër të padukshme për opinionin – shpërngulje të dy familjeve presidenciale për vetëm gjashtë orë, aq sa kanë në disponim firmat që bëjnë këtë shpërngulje. E tërë kjo bëhet në krahun jugor të Shtëpisë së Bardhë pasi Bush dhe Obama do të nisen në ceremoninë në Kapitoll Hill. Pastaj personeli prej pothuajse 100 anëtarë i shtëpisë së Bardhë me kohë mjaft të saktë përcjell Bushin dhe mirëpret Obamën. Kur familja pas paradës vjen në shtëpinë e re, çdo gjë është në vendin e vet – robat, mobilet, madje edhe ushqimi i tyre i preferuar! Tradicionalisht Barak Obamën do të mirëpret edhe letër personale me këshilla nga paraardhësi i tij, Bush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barak Obama inagurohet president i SHBA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Vendi
» Lajme Bota
» Obama ne festimet me rastin e inaugurimit
» Imer Selmani kandidat per president te Maqedonise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: