Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Obama ne festimet me rastin e inaugurimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Obama ne festimet me rastin e inaugurimit Empty
MesazhTitulli: Obama ne festimet me rastin e inaugurimit   Obama ne festimet me rastin e inaugurimit Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:44 am

Ashtu sikurse ka bërë shpeshherë në muajt e fundit, Presidenti i zgjedhur foli hapur për sfidat me të cilat përballen SHBA, duke theksuar se vendi është në luftë dhe ekonomia amerikane në krizë.

Dhjetra mijëra njerëz ishin mbledhur, edhe pse ishte ftohtë, për të marrë pjesë në një koncert të legjendave të muzikës, Bruce Springsteen, Stevie Wonder dhe Bono, për të dëgjuar fjalimet që mbajtën personalitete të fuqishme të Hollivudit, për të parë prezantimet në video të inaugurimeve të mëparshme presidenciale, si dhe të momenteve kyçe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur Barak Obama doli nga pjesa e rrethuar me xham antiplumb dhe qëndroi në shkallët e memorialit ku ngrihet statuja me përmasa më të mëdha se ato reale e Abraham Linkolnit. Ishte Presidenti Linkoln ai, që në vitin 1862 nxori Proklamatën e Emancipimit për lirimin e skllevërve në Shtetet e Bashkuara. Të martën zoti Obama do ta verë dorën pikërisht mbi Biblën e Abraham Linkolnit, kur të bëjë betimin si Presidenti i 44-rt amerikan.
Ashtu sikurse ka bërë shpeshherë në muajt e fundit, Presidenti i zgjedhur foli hapur për sfidat me të cilat përballen SHBA, duke theksuar se vendi është në luftë dhe ekonomia amerikane në krizë. Por zoti Obama la të kuptohet se nuk ka arsye për t’u dëshpëruar.
"Qëndroj sot këtu me më tepër shpresë se kurrë, që SHBA do ta përballojnë gjithçka, se ëndrra e të parëve tanë do të jetojë. Këtë shpresë e shoh sot këtu me ju, amerikanë të çdo race dhe feje, që keni ardhur sot, sepse besoni tek e ardhmja e vendit, dhe ngaqë dëshironi që ne t’ju ndihmojmë ta arrini atë."
Në miting foli edhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajden, duke vlerësuar lart vlerën e punës dhe dinjitetin që ajo i sjell njeriut. Të pranishme ishin edhe gruaja e zotit Biden, Xhill, si dhe Zonja e Parë e ardhshme e SHBA, Michellle Obama.
Po dje, më parë, zoti Obama nderoi kujtimin e të rënëve, me një vizitë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.
Pritet që të martën në ceremoninë e inaugurimit të zotit Obama të jenë të pranishëm rreth 2 milionë amerikanë, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit dhe në ballot që do të mbahen në mbarë qytetin. Në Washington janë marrë masa të larta sigurie, që të martën do të jenë edhe më të forta: urat kryesore dhe rrugët që lidhin periferinë me qendrën e qytetit do të jenë të hapura vetëm për makinat zyrtare.
Por vonesat në transport dhe masat e rrepta të sigurisë, shpeshherë jo konveniente, duket se nuk e kanë zbehur aspak entuziazmin e vizitorëve dhe banorëve të kryeqytetit.
Fakti historik i ardhjes së zotit Obama në postin më të lartë shtetëror nuk është diçka e zakonshme për një afrikano-amerikane nga Mississippi, Melba Clarke, e cila gjatë viteve të rinisë ka përjetuar segregacionin.
"Ky është me të vërtetë, realizimi i një ëndërre. Për një njeri si unë, që ishe nuse e re kur filloi lëvizja për të drejtat civile, është një nder i madh që jetoj sot, dhe e shoh materializimin e kësaj ëndërre, me zgjedhjen e Presidentit të parë afrikano-amerikan. Jam tepër e emocionuar. Burri im ka qenë aktivist i të drejtave civile. Ai vdiq në muajin mars dhe unë kam ardhur këtu për të dhe për të gjithë ata që kanë qenë të radhët e para të lëvizjes për të drejtat civile në Mississipi," - thotë zonja Klark.
Zoti Obama përgatitet të fillojë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan me mbështetjen më të lartë të publikut që ka patur ndonjëherë një president i zgjedhur, gjë të cilën ai shpreson se do ta ndihmojë në marrjen e masave të menjëhershme për rigjallërimin e ekonomisë amerikane në krizë, për nismën drejt pavarësisë energjetike dhe për arritjen e synimeve të tjera ambicioze të administratës së tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Obama ne festimet me rastin e inaugurimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Nuk dua që të shfrytëzojnë rastin”
» Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?
» Barak Obama inagurohet president i SHBA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: