Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Empty
MesazhTitulli: Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?   Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 1:49 am

Eshte Xhon Favro, nje 27 vjeçare. Ai me siguri do të hyjë në histori si personi më i ri që ka shkruajtur fjalim inaugurimi për ndonjë kryetar, në këtë rast për Barak Obamën.

Favro gjatë dy muajve të fundit ka punuar nga 16 orë në ditë për fjalimin e Obamës në shumë vende të Uashingtonit, nga kafiteritë Starbuks e deri në banesën e tij të re edhe të parregulluar në kryeqytetin e SHBA-ve.

Djaloshi ka shkruajtur deri në 2 apo 3 ora të mëngjesit, duke ndejtur zgjuar me kafe dhe red-bull. Në disponim ka pasur një ekip ndihmësish që e kanë furnizuar me materialin e nevojshëm, duke përfshirë edhe hulumtimet për momentet kyçe të krizave në historinë amerikane, deri në fjalimet e ish-kryetarëve.
Pasi e shkruajti fjalimin fitues të Obamës në Ajovë, rreth Favros u formua një personalitet i kultit. Ai është meritor edhe për slloganin kyç të Obamës "Ne mundemi".
Obama për herë të parë është takuar me Favronë në konventën demokratike të vitit 2004, kur djaloshi e ndërpreu në leximin e fjalimin dhe i propozoi që ta korrigjojë.

Dhe tani me zgjedhjen e Obames president, ai do te jete shkrimtari me i ri i fjalimeve presidenciale në histori.

Dhe ja fjalimi i plote i Obames ne ceremonine e inaugurimit:


Bashkëatdhetarët e mi!

Qendroj sot para jush me respektin për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë. Falenderoj Presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj vendit, si dhe për bujarinë dhe bashkëunimin e tij gjatë gjithë këtij tanzicioni.

44 amerikanë e kanë bërë këtë betim presidencial. Fjalimet janë mbajtur gjatë periudhave të intensifikimit të begatisë dhe kohëve të paqes së qendrueshme.Megjithatë, hera herës, betimi është bërë edhe në kohë stuhish të ashpëra.Në këto momente, Amerika ka çarë përpara, jo vetëm si rezultat i aftësive të atyre që kanë mbajtur këtë post të lartë, por sepse Ne Populli kemi patur besim në idealet e paraardhësve tanë dhe dokumentet e themelimit tonë.

Kështu ka qënë.Kështu duhet të jetë për të gjitha brezat e amerikanëve.
Që ne jemi tani në mes të krizës, kjo është mjaft e qartë.Vendi unë është në luftë kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje.Ekonomia jonë është dobësuar sëtepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësisë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shakak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për ta përgatitur vendin për një epokë të re.Shtëpitë janë humbur, punët janë pakësuar, bizneset janë mbyllur.Shërbimi ynë shëndetësor është shumë i kushtueshëm, shkollat tona kanë lënë shumë të zhgjënjyer, dhe çdo ditë sjell të dhëna të mëtejshme se mënyrat si ne e përdorim energjinë, i shërbejnë forcimit të kundërshtarëve tanë dhe kërcënojnë planetin tonë.

Këto janë tregues të krizës, sipas zërave dhe statistikave.Më pak e matshme, por jo më pak e rëndësishme është humbja e besimit në mbarë vendin, një frikë ngacmuese se rënia e Amerikës është e pashmangshme dhe se brezi unë i ardhshëm duhet të ulë standardin.
U them sot se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe të shumta. Ata nuk do të kapërcehen lehtë ose gjatë një harku të shkurtër kohor.Por, Amerikë duhet ta dish se ato do të kapërcehen.

Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës, bashkimin për një qëllim ndaj konfliktit dhe divergjencave.

Këtë ditë ne proklamojmë fundin e etjes së papërmbajtur për fitim dhe premtimeve fallso, justifikimeve dhe demagogjisë së demoduar, që për një kohë shumë të gjatë i kanë mbytur politikat tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
DarLini
Super Moderator
Super Moderator
DarLini


Male Numri i postimeve : 267
Age : 34
Location : albania
Job/hobbies : sporti
Humor : ska
Registration date : 21/01/2009

Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?   Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 5:09 am

digje une :| :| :| :|
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
DarLini
Super Moderator
Super Moderator
DarLini


Male Numri i postimeve : 267
Age : 34
Location : albania
Job/hobbies : sporti
Humor : ska
Registration date : 21/01/2009

Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?   Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 5:11 am

:lol!: :lol!: :lol!: :lol!: :lol!:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
Sponsored content





Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?   Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames? Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush i pergatiti fjalimin e inaugurimit te Obames?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama ne festimet me rastin e inaugurimit
» Kush jam un..?
» Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?
» Lajme Bota
» Kush ndali ujin ne 2001-shin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: