Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sexy_Girl
Antare++
Antare++
Sexy_Girl


Numri i postimeve : 96
Registration date : 17/01/2009

Kush jane me te korruptuarit ne Kosove? Empty
MesazhTitulli: Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?   Kush jane me te korruptuarit ne Kosove? Icon_minitimeMon Jan 26, 2009 8:32 am

Korrupsioni vazhdon të jetë shumë i pranishëm në Kosovë, ndërkaq institucionet më të korruptuara edhe më tutje janë ato qendrore dhe lokale, gjyqësori dhe ndërmarrjet publike, tha kreu i ...

... Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në një debat me temë “Korrupsioni në Kosovë”, të organizuar në qendrën mediale në Çagllavicë. Ndërkaq, ministri i PMS, Nenad Rashiq, konfirmoi angazhimin e qeverisë për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe fenomeneve tjera negative.
Korrupsion është një ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë. Drejtuesi i agjencisë kundër korrupsionit, Hasan Preteni, tha se energjitë dhe aktivitetet e të gjithëve duhet të përqendrohen në luftën kundër korrupsionit, pasi dihet se kjo dukuri është mjaft e pranishme në Kosovë. Ai u shpreh se agjencia do të angazhohet maksimalisht që të jetë barrierë kundër korrupsionit, dhe punën e saj do ta drejtojë në kompletimin e legjislacionit, luftimin, si dhe parandalimin e korrupsionit.

Preteni tha se zyrtarët e agjencisë do të punojnë me zyrtarët e qeverisë për amandamentimin e ligjit kundër korrupsionit, ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe atë për parandalimin e konfliktit të interesit.

Ndërkaq, ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq, tha se korrupsioni mund të zvogëlohet me një aksion të përgjithshëm që duhet të zbatohet në të gjitha nivelet.

“Për fat të keq, tash për tash nuk kemi masa adekuate ligjore, sepse pas gjithë asaj që është përjetuar në përgjithësi në Ballkan, një pjesë e njerëzve kujton se korrupsioni është një gjë normale. Por, ajo që ne mund të bëjmë është që nëpërmjet qeverisë të miratojmë ligjet dhe në këtë drejtim të gjitha segmentet e qeverisë të angazhohen në luftë kundër korrupsionit”, ka thënë ministri Rashiq.
Ministri Rashiq ka shtuar edhe se motoja e qeverisë për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe dukurive tjera negative do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Institutit Demokratik të Kosovës, Merita Mustafa, tha se disa nga organizatat ndërkombëtare më të besueshme, përmes raporteve të tyre kanë konstatuar se korrupsioni është një problem shumë serioz.

Ndërkohë, sipas kreut të agjencisë antikorrupsion, institucionet më të korruptuara edhe më tutje janë institucionet qendrore dhe lokale, gjyqësori dhe ndërmarrjet publike. Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit të kaluar, agjencia ka përcjellë në prokurori 68 informata,
Ndërkohë, reforma e filluar në gjyqësorin kosovar, vlerësohet mjaft e rëndësishme për të ndihmuar luftën kundër kësaj dukurie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosove, le te hapen dosjet
» Kosove, rriten pagat dhe pensionet
» Kush jam un..?
» Internet Explorer dhe Firefox janë në rënie
» Kush ndali ujin ne 2001-shin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: