Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kosove, rriten pagat dhe pensionet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
KLoDi
Super Antare
Super Antare
KLoDi


Male Numri i postimeve : 244
Age : 32
Registration date : 18/12/2008

Kosove, rriten pagat dhe pensionet Empty
MesazhTitulli: Kosove, rriten pagat dhe pensionet   Kosove, rriten pagat dhe pensionet Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 1:43 am

Më tepër se 70 mijë punëtorë të administratës publike, prej këtij muaji, përfitojnë nga rritja e pagave prej 10 për qind. Ndërsa pensionet do të rriten 12 për qind.

Prej këtij muaji, mbi 70 mijë punëtorëve të administratës publike të Kosovës do t`u rritet paga 10 për qind. Rritje në të ardhurat mujore do të kenë edhe pensionistët kosovarë për 12 për qind. Pensionet do të rriten varësisht nga kategoria. Por, kjo nuk do të kalojë 12-përqindëshin.

Për këtë rritje është vendosur në mbledhjen e radhës së qeverisë të ditës së premte.

“Ngritja është në përputhje me ngritjen e përgjithshme ekonomike në vend dhe zbatimi i saj pritet të fillojë në pagat e muajit janar”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Këtë vendim e pati miratuar qeveria edhe para disa kohësh. Por, rritja e pagave do të bëhet qysh prej këtij muaji. Pas këtij vendimi janë çuar peshë edhe shumë punëtorë të resorëve shtetërorë për të kërkuar rritje te pagave. Duke u nisur prej policisë, punëtorëve shëndetësorë, zjarrfikësit dhe shumë tjerë. Gjithashtu edhe sindikata tash sa kohë janë duke bërë protesta të mëdha për ngritjen pagave.

Gjithashtu në mbledhjen e rregullt të premten, Qeveria vendosi të ndajë 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë e veriut.

Kryeministri Thaçi deklaroi me këtë rast se çdo projekt serioz që parashikon zhvillimin dhe integrimin e Mitrovicës do të kalojë në Qeveri. “Nuk do të kursejmë për Mitrovicën”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, propozoi krijimin e një fondi të veçantë, nga i cili do të përfitonin banorët e pjese.

Kabineti qeveritar miratoi edhe një kërkesë të OVL-së në Podujevë për ndarjen e 20 mijë eurove për renovimin e shtëpisë së dëshmorit Hasan Ramadani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.cipcop.tk
 
Kosove, rriten pagat dhe pensionet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosove, le te hapen dosjet
» Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: