Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
PortalForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kosove, le te hapen dosjet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ervina
Antare++
Antare++
Ervina


Numri i postimeve : 87
Registration date : 18/01/2009

Kosove, le te hapen dosjet Empty
MesazhTitulli: Kosove, le te hapen dosjet   Kosove, le te hapen dosjet Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:54 am

Shumica e partive politike në vend janë pro hapjes së dosjeve të komunizmit. Sipas tyre, nuk mund të ketë tretman të njëjtë viktima dhe ata që kanë kryer krime.

Ka 20 vjet që Kosova është shkëputur zyrtarisht nga regjimi komunist në ish-Jugosllavi. Megjithatë, ish-zyrtarë të asaj kohe, ende mbajnë poste vendimmarrëse në Kosovë.
Viktimat, analistë dhe disa parti politike vlerësojnë se lustracioni do ta ndihmonte Kosovën që të ndahet edhe ideologjikisht nga komunizmi.
Por, besohet se kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëhet hapja e dosjeve të asaj periudhe.
Debatit rreth hapjes së dosjeve të komunistëve, të filluar ditë më parë nga Expressi, i janë bashkangjitur edhe liderët e partive politike të vendit si dhe analistë të ndryshëm politikë.
Zërat që vijnë nga partitë kryesore të vendit në lidhje me lustracionin, janë të ndryshëm.
LDD-ja është për hapjen e menjëhershme, LDK-ja dhe AAK-ja preferojnë të gjendet një kohë e përshtatshme, ndërsa ORA bën thirrje që komunistët mos të linçohen.
Pro hapjes së dosjeve është edhe Ramush Tahiri, analist politik dhe njohës i mirë i periudhës së ish-Jugosllavisë.
Ai është i pajtimit që menjëherë të hapen dosjet, derisa personat që kanë qenë të përfshirë në postet dhe shërbimet e asaj kohe duhet të penalizohen.
Çështja e shkallës së penalizimit, sipas Tahirit, duhet të përcaktohet në Parlamentin e Kosovës, por para se kjo të ndodhë, ai propozon që për çështjen e lustracionit të hapet edhe një debat me qytetarët e Kosovës.
“Penalizimi nuk duhet të jetë një hakmarrje ndaj askujt, por të shërbejë si parandalim për të ndërtuar të ardhmen e shtetit. P.sh. kujt duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë. Ne pak a shumë e dimë se kush ka punuar në sigurimet e atëhershme... ”, vlerëson Ramush Tahiri.
Ai shton se nuk mund të mohohet fakti që funksionarët e lartë shqiptarë të regjimit komunist veten e kanë prezantuar jo si shqiptar, por si jugosllav.
“Nuk duhet mohuar faktin që ata kanë qenë komunistë dhe që kanë qenë të orientuar edhe ideologjikisht. Disa prej tyre kanë qenë shqiptarë, disa prej tyre kanë qenë edhe jugosllavë. Ali Shukriu, Kolë Shiroka e kanë deklaruar vetë këtë”, potencon Tahiri.

Të hapen dosjet

Lidhjes Demokratike të Dardanisë nuk iu është dashur shumë kohë për të vendosur se a duhet apo jo të hapen dosjet e periudhës së komunizmit në territorin e ish-Jugosllavisë.

Madje, anëtari i kësaj partie dhe deputeti i Kuvendit, Gani Geci ka filluar gjuetinë ndaj disa zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës, duke mbledhur fakte dhe dëshmi për veprimtaritë e tyre, sidomos në fund të viteve ‘80.
“Po unë e kam një thënie të një plaku. “Spiunët, ata nuk shumohen, ata veç e ndërrojnë pushtetin”. Edhe nëse ka asi, janë ata që kanë ndërruar pushtet dhe tash janë ende në pushtet. Ata njerëz duhet të shkojnë në shtëpi”, thotë Geci.
Sipas tij, ka dokumente të mjaftueshme, përmes të cilave shumë lehtë mund të identifikohen njerëzit që edhe tash janë në pushtet.
“Para disa ditëve më ka rënë në dorë një dokument shumë interesant. Diskutimet për amandamentimet për Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Republikës Autonome në vitin 1988. Pjesa dërrmuese e profesorëve të Fakultetit Juridik kanë diskutime aty. Nuk është vështirë me e pa se çfarë kanë thënë”, shton ai.
Ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës vlerësohet se miratimi i një deklarate në Kuvendin e Kosovës, që dënon komunizmin në ish- Jugosllavi, duhet të jetë hapi i parë që duhet të ndërmerret në këtë periudhë në lidhje më çështjen e lustracionit.
Lutfi Haziri, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, nuk e përjashton mundësinë e hapjes së dosjeve, por kjo duhet të bëhet në një kohë të përshtatshme.
Megjithëkëtë, ai personalisht është i gatshëm të përballet me njerëzit e “krimbur” brenda LDK-së, që mund të dalin nga procesi i lustracionit.
“Absolutisht, unë jam njëri nga ata që do të ballafaqohem. Nëse ata nuk e gjejnë veten, unë deklarohem që unë nuk mund të jem me ta”, thotë Haziri.
Haziri shton se nuk mjaftojnë dënimet verbale apo deklarative për personat që kanë qenë pjesë e regjimit, e që sot janë po ashtu pjesë e institucioneve, Parlamentit, gjyqësisë dhe organeve të tjera.
Sipas tij, në të ardhmen LDK-ja do të artikulojë qartë këtë qëndrim. “Mendoj se regjimi komunist duhet të arsyetojë masakrën e Gjilanit dhe të Drenicës. Ato mbeten dy masakrat më të mëdha që komunistët i kanë realizuar. Nuk mund të kalojë kjo pa u dëmshpërblyer”, thekson Haziri.
Ndërsa, Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se para se të hapen dosjet e ish- regjimit komunist, së pari duhet të bëhet një analizë e gjendjes së tyre.
“Konsiderojmë se nuk duhet të ketë ngutje në këtë drejtim, por të bëhet analiza dhe nëse nuk ka nevojë, duhet të mos hapen fare”, vlerëson ai.
Sipas tij, duhet të vlerësohen njerëzit dhe gjendjen në të cilën ka kaluar Kosova dhe pastaj të gjitha ato të dhëna që vërtetohen, në mënyrë që të jenë në raport me një gjykim që mund të merret nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërkaq, Teuta Sahatçiu, kryetare e Partisë Reformiste ORA, thotë se kjo çështje duhet të gjykohet me gjakftohtësi – të shikohen cilat janë të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist.
“Të gjykohen pa ndjena. Të shikohet cilat janë të mirat dhe të këqijat që i ka sjellë ajo periudhë. Në çdo periudhë të zhvillimit të një shoqërie ekziston një debat, në të cilat kanë ndodhur gjërat. Ato do të duhej që të diskutoheshin në mënyrë shkencore dhe akademike. Ajo është pjesë e historisë sonë, pjesë e cila nuk mund të fshihet me gomë”, thotë Sahatçija.
Partia Ora vlerëson se është për hapjen e dosjeve në atë kohë, në të cilën nuk do të ndikojnë negativisht zhvillimet për të ardhmen.
“Mendoj që, duke marrë parasysh se njerëz të asaj periudhe, që për kuptimin e dikujt janë krejt të zi, e për kuptimin e dikujt janë krejt të bardhë, sidoqoftë jeta ka qenë ylber me ngjyra. Mendoja që hapja e dosjeve duhet të bëhet në çdo vend, mirëpo në atë kohë, në të cilën nuk ndikon në emocione për linçim, apo me zhvillime negative”, thotë kryetarja e ORA-s.

Jugosllavia okupator

Lutfi Haziri nuk ka asnjë dyshim që Jugosllavia në atë kohë ka qenë okupatore për shqiptarët dhe gjatë kësaj periudhe, sipas tij, kanë ndodhur gjëra të tmerrshme për familjet shqiptare, duke vrarë njerëz, masakruar e dëbuar me dhunë nga trojet e tyre.
Haziri thotë se është nip i një familjeje të vrarë nga Brigada komuniste Shqiptaro-maqedonase në nëntor të vitit 1945 dhe si familje ka vuajtur rëndë pasojat e regjimit komunist.
Nga ajo kohë, Lutfi Haziri thotë se ka parë Jugosllavinë si një okupatore të tmerrshme.
“Ka qenë një okupatore, ku njerëzit në mënyrë të dhunshme janë masakruar, vrarë, burgosur e dëbuar nga pronat e tyre”, rrëfen Haziri.
Liderët e partive politike në vend dhe analistët njëzëri vlerësojnë se të gjithë ata që kanë qenë të involvuar në kuadër të mekanizmave të regjimit në dhunë të drejtpërdrejtë ndaj kategorive dhe grupeve të caktuara, është çështje që duhet të definohet.
“Dëgjueshmëria është diçka tjetër, por absolutisht drejtësia duhet të vihet në vend, herët a vonë. Nuk mund të jenë të barabartë viktimat dhe ata që kanë shkaktuar dhimbje, plagë dhe dhunë”, thonë ata.
Për hapjen e dosjeve janë edhe shumë veprimtarë dhe ish-të burgosur politikë të asaj periudhe, të cilët kanë qenë pjesë e debatit për lustracionim, janë për hapjen e dosjeve.
Adem Demaçi në një intervistë për Express ka rrëfyer se dosjet duhet të hapen sa më shpejt, duke thënë se ende ka dëshmitarë të gjallë që kanë përjetuar tmerre dhe presione të ndryshme gjatë kohës së Jugosllavisë.
Ndërkaq, Arbër Xhaferi ka propozuar që të themelohet një këshill në krye me Adem Demaçin që do të trajtonte dosjet e komunizmit dhe procesin e lustracionit.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 18 janar do të debatojë po për këtë çështje. Pritet që do të bëhet miratimi i një deklarate, e cila e dënon regjimin dhe krimet e komunizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosove, le te hapen dosjet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosove, rriten pagat dhe pensionet
» Kush jane me te korruptuarit ne Kosove?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Te Tjera :: Lajme :: Lajmet e dites-
Kërce tek: